Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rumen Radev për Maqedoninë e Veriut: Nuk kemi nevojë për ndërmjetës

Presidenti Radev
Foto: president.bg

"Ne nuk kemi nevojë për ndërmjetës. Askush nuk e njeh historinë tonë më mirë se ne ”. Këtë e tha në një konferencë në Romë Presidenti bullgar Rumen Radev në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me informacionin se Portugalia ka propozuar historianë të BE për të marrë pjesë në Komisionin Bullgaro-Maqedonas për Çështjet Historike.

Kreu i Shtetit vuri në dukje se përparimi varet nga dialogu dypalësh. "Na takon neve që të kemi një dialog të sinqertë konstruktiv, bazuar në dokumentet historike dhe burimet kryesore. Hapat që duhet të ndërmarrim nuk kalojnë nëpër kryeqytetet e tjera evropiane dhe prej andej të ushtrohet presion mbi Bullgarinë. Kjo nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë, " tha Presidenti Rumen Radev. Sipas tij, duhet të kërkohet një zgjidhje e qëndrueshme dhe e pakthyeshme për çështjet me Maqedoninë e Veriut.

"Besoj se së bashku me miqtë tanë nga Republika e Maqedonisë së Veriut, me të cilët ne ndajmë një hapësirë të përbashkët shpirtërore gjatë shekujve, kemi vendosmërinë për të ndarë një të ardhme të përbashkët në një Evropë të bashkuar,"  vuri në dukje Presidenti bullgar.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Më zgjo në maj” dhe Mary Boys Band

Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..

botuar më 24-11-28 6.10.PD

Parashikimi i motit për 28 nëntorin 2024

Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..

botuar më 24-11-27 7.35.MD

Parlamenti Evropian mbështeti përbërjen e Komisionit të ri Evropian

Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..

botuar më 24-11-27 5.09.MD