Një nga legjendat për Luginën e Trëndafilave në Bullgari tregon, se lulja e parë në të u mboll nga një bullgar që u kthye nga Persia. Aty ai për tri ditë ndërtoi një xhami në oborrin e pallatit të një shahu të pasur dhe të fuqishëm. Si shpërblim pushtetari plotësoi dy prej tri dëshirave të tij. Të tretën nuk pranoi ta zbatonte sepse djali bullgar deshi të martohej me vajzën e sundimtarit. I hedhur në burg, bashkatdhetari ynë shpëtoi me ndihmën e vajzës dhe të dy arritën të ikën. Udhëtimi ishte shumë i rëndë dhe vajza vdiq, por djali bullgar zbatoi dëshirën e saj për të mbjellë shkurren e trëndafilit që ajo mbante në atdheun e tij. Që atëherë, besohet se piklat e vesës që shfaqen në trëndafilat herët në mëngjes janë në të vërtetë lotët e dy të dashuruarve që nuk arritën të shijojnë jetën e tyre së bashku në atdheun tonë të mrekullueshëm.
Maji është muaji në të cilin lulëzojnë trëndafilat e shumtë në plantacionet në Bullgari. Kjo është koha më e përshtatshme për vizita turistike në rajonin e qyteteve Kazanllëk dhe Pavell Banja. Sepse përveç aromës së trëndafilave kjo pjesë e vendit ruan monumente unike historike, fenomene natyrore të cilat nuk e kanë shokun. Për të mësuar më shumë për këtë parajsë të vendit tonë ju propozojmë të lexoni botimin “Lugina me aromë trëndafili, livande dhe... një histori shumëvjeçare” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Redaktor: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Nga qyteti Tutrakan (Bullgaria Veriore), më 30 maj, filloi marshimi i 39-të "Në rrugën e çetës së Vojvodës Tanjo". Ngjarja është nën patronazhin e Presidentit Rumen Radev. U mbajt rishfaqja tradicionale e zbarkimit të çetës në brigjet e Danubit...
Në një deklaratë në televizionin e vetëm atëherë kombëtar më 29 maj 1989, Kryetari i Këshillit Shtetëror të Republikës Popullore të Bullgarisë dhe Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare, Todor Zhivkov, i bën..
Nga bregu i Danubit afër Kozlloduit, ku në vitin 1876 çeta e poetit-revolucionar Hristo Botev zbarkoi me anijën austriake "Radecki", filloi edicioni i 76-të i Marshit Kombëtar "Nëpër gjurmët e çetës së Botevit". 120 kilometrat deri në majën historike..