Një nga legjendat për Luginën e Trëndafilave në Bullgari tregon, se lulja e parë në të u mboll nga një bullgar që u kthye nga Persia. Aty ai për tri ditë ndërtoi një xhami në oborrin e pallatit të një shahu të pasur dhe të fuqishëm. Si shpërblim pushtetari plotësoi dy prej tri dëshirave të tij. Të tretën nuk pranoi ta zbatonte sepse djali bullgar deshi të martohej me vajzën e sundimtarit. I hedhur në burg, bashkatdhetari ynë shpëtoi me ndihmën e vajzës dhe të dy arritën të ikën. Udhëtimi ishte shumë i rëndë dhe vajza vdiq, por djali bullgar zbatoi dëshirën e saj për të mbjellë shkurren e trëndafilit që ajo mbante në atdheun e tij. Që atëherë, besohet se piklat e vesës që shfaqen në trëndafilat herët në mëngjes janë në të vërtetë lotët e dy të dashuruarve që nuk arritën të shijojnë jetën e tyre së bashku në atdheun tonë të mrekullueshëm.
Maji është muaji në të cilin lulëzojnë trëndafilat e shumtë në plantacionet në Bullgari. Kjo është koha më e përshtatshme për vizita turistike në rajonin e qyteteve Kazanllëk dhe Pavell Banja. Sepse përveç aromës së trëndafilave kjo pjesë e vendit ruan monumente unike historike, fenomene natyrore të cilat nuk e kanë shokun. Për të mësuar më shumë për këtë parajsë të vendit tonë ju propozojmë të lexoni botimin “Lugina me aromë trëndafili, livande dhe... një histori shumëvjeçare” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Redaktor: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Më 20 korrik, në mes të ditëve më të nxehta, Kisha jonë nderon profetin e Dhiatës së Vjetër Ilia. Për respektin e popullit tonë për Shën Ilian dëshmojnë kishat e shumta ortodokse me emrin e tij, ku për nder të tij janë kryer liturgji festive që nga..
Me rastin e 156 vjetorit të vdekjes së vojvodës Haxhi Dimitër dhe kaçakëve të tij, si dhe 187 vjetorit të lindjes së Vasill Levskit , komuna e qytetit Kazanllëk organizon disa veprimtari. Përulemi para trimërisë së heronjve kombëtarë..
Më 15, 16 dhe 17 korrik, ditët më të ngrohta të verës,ose të ashtuquajturat “Goreshtnici”,në Bullgari kryhen një sërë ritualesh mbrojtëse. Ato kanë origjinë pagane dhe lidhen me kultin e zjarrit. Më shumë për ritualet e pasura festive në..