Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Durankullak ka përmbledhur një kulturë 7 mijëvjeçare evropiane

7
Foto: Veneta Nikollova

Arkitektura më e hershme e gurit në Evropën kontinentale, nekropoli më i madh prehistorik në botë, floriri më i vjetër i përpunuar në botë, disa nga gjurmët më të lashta të shkrimit njerëzor....Tingëllon në mënyrë të pabesueshme, por këto dëshmi për zanafillën e qytetërimit të parë evropian janë të shpërndara në një ishull të vogël liqenor, i vendosur në bregdetin verior të Detit të Zi.

Ende dihet shumë pak për përfaqësuesit e proto-civilizimit më të hershëm të Evropës kontinentale, e cila është paraqitur nëpër tokat tona përpara më shumë se 7 mijë vjetësh. Por, shkencëtarët janë të një mendimi - këta njerëz i kanë tejkaluar më mijëvjeçare kulturat e tjera në botën parahistorike.

Gjurmë të qytetërimit të tyre të zhvilluar në një nivel shumë të lartë janë gjendur në disa vende në Bullgari, por mendohet se dëshmitë më të hershme janë të shpërndara në ishullin e madh të Liqenit të Durankullakut. Gjatë epokës së gurit dhe të bakrit këtu lind një qytezë me ndërtesa të larta prej guri, me një vend të shenjtë të Hyjneshës Nënë dhe një nekropol të madh. Jeta në këtë vend fillon gjatë 5 300-5 250 përpara epokës së re dhe përfundon aty nga fundi i shekullit të 10. “Këto janë 11 shtresa historike nga periudhat e ndryshme me ndërprerje të vogla. Vendi ka konservuar historinë”, thotë Ivelina Romanova nga Muzeu Historik Rajonal - në qytetin Dobriç.


Këtu është arkitektura më e vjetër e gurit e Evropës kontinentale. Godinat janë të ndërtuara gjatë mijëvjeçarit të 5 përpara epokës së re, gjë e cila i bën më të hershmet në kontinent. Ato janë me një bazë prej guri, ndërtimi është me breza prej balte dhe përfundon me çati me dy pjerrësi. Banesat janë të mëdha dhe komode, madje për përfytyrimet e sotme. Paraardhësit tanë kanë banuar mbi një sipërfaqe prej 160-170 metrash katrorë. Disa nga godinat kanë qenë në më shumë se një kat, brenda dyshemetë kanë qenë prej balte, ku ka dominuar ngjyra e kuqe.  

“Ngjyra e kuqe figuron dhe në zbukurimin e enëve. Ato janë me dekorata interesante, zbulojmë shenjën e labirintit, të svastikës dhe elemente të tjerë, të cilat dhe sot i takojmë në qëndisjet tradicionale bullgare” - tregon Ivelina Romanova. Një pjesë nga artefaktet janë eksponuar në Muzeun Historik në qytetin Dobriç, një tjetër në Muzeun Kombëtar Historik në Sofje.”

Në ishullin e madh janë zbuluar dhe disa nga gjurmët më të hershme të shkrimit njerëzor.

“Bëhet fjalë për figurën e gruas të Hyjneshës Nënë. Në kraharorin e saj ka një piktogram, e cila dëshmon për disa nga shenjat e para me shkrim në historinë njerëzore” - sqaron Ivelina. Hyjneshës Nënë i është kushtuar dhe tempulli i Kibelës. Aty arkeologët ndeshen me një mur prej guri, i cili prezanton hyjneshën, e cila është e ulur në një fron dhe e rrethuar me luanë të vegjël.”

Derisa e studiojnë ishullin, arkeologët ndeshen me një nekropol nga mijëvjeçari i 5 përpara epokës së re. Deri në këtë moment në të janë zbuluar 1204 varrime, gjë e cila e bën një nga më të hershimet dhe një nga nekropolet më të mëdha parahistorike, të zbuluar dikur. Trupat janë varrosur me sende rituali ose me sende nga jetesa.

Dhe diçka mahnitëse- arkeologët ndeshen me zbukurime shumë të bukura prej floriri. Del se ato janë në po këtë moshë si thesari i artë nga nekropoli i Varnës, i njohur si floriri më i vjetër  i artë në botë. Por një nga sendet nga Durankullak – byzylyku emblematik në formë të një spirali, i punuar me një fines të tillë, sikurse ka dalë nga një butik modern për flori, është me 200-300 vjet më i vjetër nga zbukurimet dhe stolitë e thesarit paleolitik  të Varnës.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Veneta Nikollova, Muzeu Historik Rajonal - në qytetin Dobriç


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjetje kurioze arkeologjike në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll

Arkeologët studiuan një nekropol në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll. Perimetri në të cilin ndodhet është pjesë e historisë së Apolonisë Pontika dhe daton në shekullin e IV-të para Krishtit. “Kjo është një zonë me varrime interesante,..

botuar më 24-11-10 9.55.PD
Dr. Petër Beron

Dr. Petër Beron për hapat e parë të tranzicionit bullgar dhe demokracisë sot

Më 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm - posti më i lartë në parti dhe në shtet. Ajo që ndodhi në takim më vonë do të përkufizohej si një..

botuar më 24-11-10 7.30.PD
Shishja nga ana e përparme dhe e prapme.
Foto: Rezervati Arkeologjik Kombëtar Deultum - Debellt

Një shishe që përshkruan mitin e përbindëshit Himara u zbulua në një nekropol romak të shekullit të II-të

Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit..

botuar më 24-11-09 9.25.PD