Vazhdimësia dhe parashikueshmëria janë në thelbin e politikës së jashtme të qeverisë teknike, tha Ministri i Jashtëm i përkohshëm Svetllan Stoev gjatë prezantimit të ekipit të tij. Rivendosja e besimit dhe dialogut me Maqedoninë Veriore është një prej prioriteteve. Ballkani Perëndimor mbetet në fokusin e bisedimeve mbi Procesin e Berlinit më 8 qershor.
Zëvendës Ministri Rumen Aleksandrov do të jetë përgjegjës për kornizën negociuese me Shkupin. "Qëllimi është të arrijmë rezultate të qëndrueshme dhe të pakthyeshme në marrëdhëniet midis dy vendeve," theksoi ministri.
Tashmë 16 vende kanë rënë dakord të zhvillojnë zgjedhjet parlamentare në territorin e tyre më 11 korrik. Në Turqi do të ketë votim makine në 46 nga 57 seksionet. Bullgarët do të votojnë me makina në gjithsej 24 shtete, tha Stoev.56% e bullgarëve preferojnë që Legjislatura e re e 51-të të Kuvendit Popullor të formojë një qeveri, edhe nëse kjo është me çmimin e kompromiseve. Këtë e tregon një sondazh përfaqësues kombëtar i kryer nga Agjencia Sociologjike “Gallup International”..
Presidenti Rumen Radev sot edhe një herë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që ndryshimet në Kushtetutë të bëra nga Legjislatura e 49-të të Kuvendit Popullor të shpallen jokushtetuese. Kundërshtimet e kreut të shtetit janë kundër heqjes së..
Ambasadorja e Austrisë Andrea Ikic-Böm vizitoi dje kufirin bullgaro-turk me ftesë të drejtorit të Drejtorisë kryesore të Policisë Kufitare, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Së bashku me drejtorin kryekomisionar Anton..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e..