Një katamaran i ri u transportua në tokë nga uzina në Carevo deri në portin e qytetit Burgas që të prezantohet për herë të parë në festën e portit më 18 maj. Gjatë muajve të ardhshëm ai do të argëtojë turistët duke i sjell ata nëpër Gjirin e Burgasit në realizimin e programeve të ndryshme. Qyteti turistik bregdetar shpreson që në këtë mënyrë të larmojë gamën e atraksioneve turistike si qytetet e tjera të njohura turistike në gjithë botën.
“Eko-katamarani u ndërtua sipas projektit evropian “Lundrim përmes Detit të Zi” në kuadrin e Programit Operativ “Pellgu i Detit të Zi 2014-2020”. Beneficienti nuk është Porti Burgas, por shoqata jofitimprurëse “Gllarus”. Kjo është ena e parë lundruese e këtij lloji në Bullgari. Katamarani është hibrid, gjë që do të thotë se mund të vihet në lëvizje me një motor nafte dhe me energji elektrike përmes paneleve diellore dhe baterive të cilat janë të montuar në sipërfaqen e tij, kështu që është miqësor ndaj mjedisit. Kapaciteti i tij është 28 udhëtarë” – mësojmë nga Katja Nikollova, zëdhënëse e Portit Burgas.
Kostoja e projektit është 1 237 786,24 euro dhe partnerë të tij të huaj janë administrata e portit të qytetit grek Aleksandrupolis dhe Qendra Ndërkombëtare për Studime Sociale dhe Analizë të Politikave në Gjeorgji.
Ka për tu hartuar 6 itinerare të reja turistike detare me aksent mbi trashëgiminë kulturore të Pellgut të Detit të Zi. Fillimisht eko-katamarani do të vozisë turistë vetëm në Gjirin e Burgasit. Gjatë kësaj vere miqtë e qytetit detar do të mund të bëjnë shëtitje me të deri në qytetet piktoreske bregdetare me histori të pasur dhe me arkitekturë të ruajtur Nesebër dhe Sozopoll. Njeri prej itinerareve arrin deri te ishulli Shën Anastasija, ku në të kaluarën bashkëjetuan njeri pran tjetrit një burg dhe një manastir murgeshe, ndërsa sot është një nga atraksionet më të vizituara turistike në rajon.
Kur nuk realizon udhëtime turistike, eko-katamarani do të eksplorojë thellësitë e pellgut të Detit të Zi për cilësinë e ujit, njoftojnë nga Porti Burgas.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: RKB-Burgas
"Sofja për fillestarët në 55 hapa" - kështu quhet turi turistik i kryeqytetit bullgar, i organizuar nga Ndërmarrja Komunale "Turizëm" (Visit Sofia). Turneu me këmbë falas është i përshtatshëm për njerëz të të gjitha moshave, zgjat 1 orë e 45 minuta..
Pushimet mund të jenë të paharrueshme jo vetëm buzë detit, ose në mal, por edhe me një shëtitje në plazhet e egra të Danubit. Secili nga qytetet përgjatë brigjeve të lumit të madh na jep mundësi që të shtrijmë një ombrellë dhe të shkelim në rërat..
"Bullgaria - magnetike dhe e bukur" - me këtë titull, blogerët bullgarë të udhëtimit prezantojnë disa nga vendet më magnetike në vendin tonë. Ekspozita me fotografi unike të realizuara nga udhëtarët mund të shihet në hyrjen e Kopshtit Detar në Varna..