Vili Prager është mes themeluesve të “Antistatik”. Historia e festivalit Ndërkombëtar fillon gjatë vitit 2008 në Sofje, si një forum i vetëm për nga lloji i vet dhe një pjesë nga përpjekjet e rrjetit ballkanik për vallëzim modern “Akademia nomade e vallëzimit” për popullarizimin dhe zhvillimin e vallëzimit modern në vendet nga regjioni. Prager është nxënës i Universitetit për Arte në Berlin, i Universitetit të Plovdivit dhe i klasave eksperimentale teatrale “4XC”. Ka punuar dhe me disa nga regjisorët dhe koreografët më të mirë në të gjithë botën. Ai është mbajtës i çmimit të publikut Prix Jardin d’Europe në Festivalin Ndërkombëtar Impulstanz në Vjenë (2013).
Për projektin e tij të fundit koreografik “ Më e pakta mund të jetë më shumë, por nganjëherë është pothuajse asgjë” ai punon me studentë nga Akademia për Vallëzime dhe Përformancë e Qendrës Kombëtare për Vallëzim të Bukureshtit. Shfaqja e frymëzuar nga disko trupa Ballet Zoom, është një pjesë nga afishja e 14 “Antistatik”.
“Shkela në thirrjen në artet vizuale “Less is more”. Por, kaq shumë na vjen kjo në periudhën e epidemisë , saqë kemi nevojë prej prekjeve më të shumta, më shumë përqafimeve dhe kontakteve midis nesh”, thotë Vili Prager.
Festivali do të zhvillohet midis 28 majit dhe 6 qershorit, krejtësisht live nën moton “Gjithnjë e më afër”. Madje gjatë vitit të kaluar, kur u nevojit të shtyjmë programin nga pranvera për në vjeshtë, ne përsëri ishim live, tregon Vili Prager përpara Radio Bullgarisë.
“Detyra jonë akoma gjatë krijimit të festivalit përpara 14 vjetëve ishte që t’i tregojmë publikut, se vallëzimi modern dhe përformanca nuk është diçka e tmerrshme, e rrezikshme dhe e pakuptueshme dhe në përgjithësi, se arti modern nuk është diçka jo komunikuese, por përkundrazi”, shton ai.
Sivjet programi do të jetë krejtësisht ndërkombëtar, gjë e cila vë sfida të shumta përpara organizimit të forumit:
Presim artistë nga Gjermania, Franca, Finlanda, Rumania dhe madje dhe një shfaqje nga Shtetet e Bashkuara. Mendojmë se “live” është mënyra për të komunikuar me artet skenike. Prandaj me moton “Gjithnjë e më afër” themi se është me rëndësi qe të respektojmë distancën, por duhet të gjenden mënyra të jemi gjithnjë e më afër deri tek arti i gjallë.”
Sivjet për herë të parë festivali prodhon një shfaqje, e cila do të tregohet në ditën e hapjes. Për premierën mbërriti koreografja Paula Rosolen nga Gjermania. Ajo do të punojë me 20 interpretues bullgar të moshave të ndryshme dhe një përvojë të madhe rreth krijimit të “Për nder ndaj Merce Cunningham”. Gjatë vitit 2019 mbushen 100 vjet nga lindja e legjendës së vallëzimit.
Programi i festivalit parashikon përgjithësisht 15 ngjarje, mes të cilave shfaqje, takime me artistë, biseda, si dhe premierë / 3 në numër/ të revistës së vetme vjetore në Bullgari “Revistë për vallëzim”. Në të do të paraqiten mënyrat, në bazë të të cilave politika hyn në arte dhe sesi trupi reagon mbi aksionet e ndryshme politike dhe protestat, sqaroi Vili Prager. Festivali i vallëzimit, i cili do të zhvillohet në Sofje nuk ka një karakter konkursi, kurse shfaqjet e tij janë jashtëzakonisht të përshtatshme për publikun ndërkombëtar, meqenëse janë jo verbale, dhe nëse ka tekst, ai është në gjuhën angleze, sqaroi Prager.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: antistaticfestival.org, arkiv personal
Çdo festë ka aromën, teshat dhe meloditë e saj. Kështu është edhe me Krishtlindjet. Dihet pak për këngët e Koledarëve (Grupet e djemve të Krishtlindjeve) dhe qëllimin e tyre, dhe flitet pak për to, madje në shumë raste ato që thuhen janë të gabuara. Por..
Si një galeri arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçe, rajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë Jugore. Fillimi i ndërtimit u dha në vitin 1985 nga babai i Jusein Jusufit dhe një vit më vonë, kur..
Fitues të mëdhenj në edicionin e 28-të të Festivalit të Kinemasë Dokumentare dhe të Animuar Bullgare "Ritoni i Artë" janë filmi i animuar “Një sup i bardhë për një burrë të zi" i regjisorit Henri Kulev dhe filmi dokumentar "Dëshira e Gerit" nga Tonisllav..
Çdo festë ka aromën, teshat dhe meloditë e saj. Kështu është edhe me Krishtlindjet. Dihet pak për këngët e Koledarëve (Grupet e djemve të Krishtlindjeve)..