Viti pandemik 2020 tregoi se sa e rëndësishme është vendosja e bilancit të saktë midis kufizimeve të të drejtave të shtetasve dhe mbrojtjes së shëndetit të popullsisë. Ishim dëshmitarë të mbylljes së shteteve, të pamundësisë për udhëtime dhe kalimin e kufijve, në disa vende qytetarët u kontrolluan në daljet e tyre të përditshme nga shtëpitë, ndërsa tani në rendin e ditës është diskutimi i “pasaportave të gjelbra” dhe vaksinimit si një “leje” për lëvizjen e lirë.
Si qëndron Bullgaria në sfondin e shteteve të tjera në këtë vit të veçantë për sa u përket të drejtave të qytetarëve, analizon Komiteti Bullgar i Helsinkit (BHK) në raportin vjetor për 2020.
Në dokument përgjithësohet se reagimet fillestare të autoriteteve bullgare ndaj epidemisë nga Covid-19 “u shënuan nga paniku, ndërsa muajit e parë pas fillimit të epidemisë shumë prej veprimeve të tyre kishin për qellim ngulitjen e frikës. Masat antiepidemike prekën shoqërinë në mënyrë disproporcionale dhe provokuan mosfunksionim në punën e sistemit gjyqësor, sidomos muajit e parë pas vendosjes së tyre. Kjo e privoji shtetasit bullgarë nga mjete efektive juridike për mbrojtjen kundër shkeljeve të të drejtave të tyre”, lexojmë në dokument.
“Për 10 vitet e fundit, 2020 është më i keqi për të drejtat e njeriut dhe një nga arsyet është objektive – kjo është pandemia, por parakushti tjetër janë veçoritë e qeverisjes së shtetit bullgar”, komentoi para BNR Krasimir Kënev, kryetar i BHK.
“Të drejtat e njeriut u shkelën në sfera të ndryshme gjatë pandemisë.
Do të thosha se nuk kishte asnjë mënyrë që ato të mos dhunoheshin, por kishte edhe faktorë subjektivë, përkatësisht veprimet e autoriteteve. Mjerisht ne kishim fatin e keq të qeverisemi nga parti në koalicion që kishin pamje neo-totalitare - përballë Patriotëve të Bashkuar, parti të cilat janë haptas armiqësore ndaj demokracisë dhe të drejtave të njeriut dhe po punojnë në mënyrë aktive për t’i minuar ato”, komentoi Krasimir Kënev. Sipas tij përkeqësimi në sfera të tilla si liria e asociimit dhe liria e mediave nuk ishte për shkak të pandemisë.
Bashkëpunimi i autoriteteve bullgare me organizatat ndërkombëtare dhe lokale për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në vitin 2020 u përkeqësua, konstaton gjithashtu organizata e të drejtave të njeriut. Sipas analizës, vendi ynë “nuk zbaton vendimet kryesore të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) dhe në këtë drejtim Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës (CoE) miratoi disa rezoluta të përkohshme për çështjet bullgare. Gjatë vitit, disa organe të OKB-s formuluan rekomandime për Bullgarinë, të cilat nuk u ndoqën nga ndonjë masë legjislative ose masa të tjera”. Në fillim të dhjetorit 2020, numri i vendimeve të paplotësuara të GJEDNJ ishte 165, përafërsisht i njëjtë siç një vit më parë (169).
OJQ-të e të drejtave të njeriut vazhduan të denoncohen si elemente "anti-bullgare" dhe "të huaja", konstaton Komiteti Bullgar i Helsinkit.
Sipas kryetarit të BHK, deri më tani asgjë konkrete nuk dallohet në qiellin politik, por vetëm premton të ndryshojë politikën në fushën e të drejtave të njeriut.
Përpilues: Elena Karkallanova (sipas intervistës së Silvija Velikovës, BNR – “Horizont”)
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..