Bullgaria përfshihet vitin e dhjetë me radhë në një nga format më të mira për popullarizimin e letërsisë bashkëkohore evropiane “Nata e Letërsisë”. Veprimtaria hapet më 12 maj dhe organizohet në të njëjtën kohë në qytete të ndryshme evropiane midis orëve 18 – 21.30. Sivjet në “Natën e Letërsisë” do të përfshihen 14 qytete bullgare.
Personalitete të njohura do të lexojnë pjesa të poezisë dhe prozës evropiane të botuara pas vitit 2000 edhe në gjuhën bullgare. Leximet zhvillohen në vende atipike të quajtura “foletë e lexuesit”.
Në Sofje “Nata e Letërsisë” është pjesë e Kalendarit të Ngjarjeve Kulturore për vitin 2021. Sidomos në kryeqytet, për herë të parë, do të ketë një vend të veçuar nga Bashkia e kryeqytetit, ku do të lexohet një libër për fëmijë nga një autor bullgar, botimi i të cilit mbështetet nga Programi i Kryeqytetit “Kulturë”. Një element i ri, përsëri për kryeqytetin, është përkthimi në gjuhën e shenjave në vende të zgjedhura.
Organizatorët kryesorë të ngjarjes në Bullgari janë ambasadat dhe institutet kulturore të vendeve evropiane (EUNIC Bullgari dhe të tjerë), Bashkia e Sofjes, Përfaqësia e Komisionit Evropian në Bullgari, Fondacioni “Libra për Fëmijë”.
Përpilues: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...
Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..
“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..