Në mbledhjen e sotme kombëtare të partisë GERB, dy muaj para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, lideri i partisë Bojko Borisov u nda me dy zëvendësit e tij të deritanishëm – kryetarët e bashkive të Sofjes dhe të Burgasit, Jordanka Fandëkova dhe Dimitër Nikollov. Vendet e tyre zënë ish zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev dhe Daniell Mitov, i cili u propozua kryeministër i projekt-kabinetit GERB-SDS.
“Kemi dy muaj shumë të vështirë para nesh kundër shumë, shumë parave që po përballen me ne - paratë e oligarkisë”, tha Borisov.
Para forumit të partisë GERB ai tha se do të jetë një katastrofë për shtetin nëse nuk formohet qeveri pas zgjedhjeve të parakohshme.
Ai premtoi digjitalizim të plotë në se partia e tij prapë do të qeverisë vendin.
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për..
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e..
Ekspozita Ndërkombëtare për Vreshtari dhe Verëtari "Vinaria 2025" do të prezantojë trendet më të fundit në prodhimin e verës në Panairin e Plovdivit. Në..