Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Si Legjislatura e 45 e Kuvendit Popullor do të mbetet në histori

Foto: BGNES

Kuvendi Popullor i cili zgjati më pak në historinë tonë të re. Kështu në mënyrë lakonike mund të përshkruajmë veprimtarinë e parlamentit të fundit bullgar. Për më pak se një muaj 240 deputetët  zhvilluan 8 mbledhje, ndërsa një pjesë prej tyre nuk mundën të marrin pjesë në asnjë prej tyre, për shkak të Covid-19 dhe u betuan online.

Mandati tepër i shkurtër ishte shoqëruar me një dozë të madhe populizmi, është kategorik deputeti nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë Halill Letifov.

“Për këtë flet numri i madh i mbi 70 projektligjeve, i cili ishte parashtruar - komenton ai në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare. E gjithë kjo me kusht se nuk u bë provë për formimin e qeverisë. Problemi bazë, i cili u konstatua, qe se askush nuk flet me askënd”.


Parlamenti i 45 do të lërë gjurmë dhe me këtë se ka vetëm një ligj të miratuar-Kodin Zgjedhor, i cili provokoi  interpretime krejt të ndryshme, tha përpara Radios Kombëtare Bullgare profesori Todor Gallunov, pedagog në politologji në Universitetin e Veliko Tërnovos. Sipas tij parlamenti ka treguar se “brezi i tanishëm i politikanëve bullgar vështirë punon në konsensus”: “Sindromi i idesë të ketë një parti të fortë dhe një opozitë të brishtë, e cila të mos t’i pengojë shumë, sikurse qëndron në shoqërinë politike bullgare”-analizon profesori Gallunov.

Çdo një nga të gjashtë partitë në Parlament e shndërroi veprimtarinë legjislative në propagandë dhe në një fushatë zgjedhore - shënoi në një intervistë për Radio Bullgarinë politologjia Tatjana Buruxhieva. Pavarësisht se qe e pritur jeta e shkurtër e këtij Kuvendi Popullor, prapë së prapi nuk qe e pritur që ajo të jetë kaq e shkurtër, saqë Parlamenti të mos mund të veprojë si një organ ligjvënës. E megjithatë,  pjesërisht, u arrit konsensus për një nga kërkesat kryesore të të ashtuquajturave parti të protestës, të cilat fituan besimin e të pakënaqurve nga drejtimi i deritanishëm - një rishikim të Kodit Zgjedhor.

“Ndryshimi më i rëndësishëm sipas meje është krijimi i rajonit suplementar zgjedhor “Jashtë shtetit” - komentoi politologjia. Ne ende nuk kemi parë sesa vende deputetësh do të caktohet që të përmbajë ai. Në çdo rast nuk do të jetë e mundur të ketë një përfaqësim të mjaftueshëm.”  

Sipas Buruxhievës shpresa për  marrjen e të dhënave të azhurnuara për numrin e bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit nga regjistrimi i ardhshëm kombëtar në shtator është i paarsyeshëm:

“Nuk ka mekanizma të parashikuara, mbi të cilat ata të jenë të informuar, nuk ka anketues, të cilët të shkojnë në diasporat e mëdha bullgare në Ukrainë, Moldavi, Gjermani, Britaninë e Madhe, Shtetet e Bashkuara. Ajo të cilën më thanë kolegët tanë nga Instituti Kombëtar i Statistikës qe se bullgarët jashtë shtetit  do të numërohen në regjistrimin kombëtar të vendit përkatës”.


Duke hedhur një vështrim përpara në kohë, politologjia Tatjana Buruxhieva pret që Kuvendi i 46 Popullor, të jetë edhe më shumëngjyrësh dhe i larmishëm, ku mbase do të shtohen partitë, të cilat e kanë kapërcyer barrierën prej 4% për të hyrë në Parlament. Pritet dhe një ndryshim i shpërndarjes së mandateve në treshen prijëse:  

“Ka një grup mjaft serioz prej njerëzve të moshuar mbi 65 vjeç, të cilët nuk kanë dalë të votojnë, kurse tani mund ta bëjnë. Ka mundësi që çdo një nga partitë të shtojë ose të humbasë pak, por mbase kjo nuk do të jetë drastike, duke krahasuar me rezultatin e vet në votimin e fundit më 4 prill. Qëndrimet dhe motivimi nuk ndryshojnë dhe kaq lehtë, por kishim një parlament shumë interesant, i cili qe i vërejtur gjatë gjithë kohës. Çfarë konkluzionesh kanë nxjerrë njerëzit nga puna e tij dhe nga situata unikale për Bullgarinë të mos të formojë qeveri, do të shikojmë në të ardhmen, por është shumë e vështirë për t’u prognozuar:”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: RKB/Ani Petrova dhe BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Serbia blen avionë luftarakë “Rafale” nga Franca për 2.7 miliardë euro Për gjithsej 2,7 miliardë euro, Serbia do të blejë nga kompania franceze “Dassault Aviation” 12 avionë të rinj luftarakë “Rafale” – 9 me një vend dhe 3 dyvendësh...

botuar më 24-08-31 10.40.PD

Politikanët në Bullgari e kanë gjithnjë e më të vështirë të udhëheqin atë që po ndodh në vend

Kabineti i dytë zyrtar, i kryesuar nga Dimitër Gllavçev, u betua para Kuvendit Popullor. Detyra kryesore e ekipit të ministrave në detyrë do të jetë sërish mbajtja e zgjedhjeve të ndershme, me votimin e radhës të parakohshëm parlamentar të planifikuar..

botuar më 24-08-29 7.15.PD
Foto: Qendra e Shtypit e Presidencës

Presidenti ka nxjerrë një dekret për emërimin e një kabineti të ri

Në zbatim të Kushtetutës, presidenti Rumen Radev nënshkroi një dekret për emërimin e qeverisë së propozuar nga i nominuari për kryeministër të përkohshëm, Dimitër Gllavçev . Kabineti i ri pritet të betohet menjëherë para Asamblesë Kombëtare. Në..

botuar më 24-08-27 9.07.PD