Më 7 maj 1895 Aleksandër Popov i tregoi për herë të parë Shoqatës Ruse të Fizikës në Shën Petersburg aparatin e tij për transmetimin dhe marrjen e lëkundjeve elektrike nga distancat pa tel. Në vitin 1899 Popov lidhi me pajisjen një marrës telefonik për marrjen audio të sinjalit.
Sipas një kontrate midis qeverive bullgare dhe ruse në vitin 1907pranë Varnës filloi të funksiononte telegrafi i parë bullgar pa tel. Në vitin 1911 u nis një stacion i dytë radio në kryqëzorin “Nadezhda”. Traktati Neuilly i vitit 1919 lejoi që vendi të kishte vetëm 2 radio stacione nën kontrollin ndërkombëtar. Nga pala italiane sanksioni u nënshkrua nga shpikësi Guglielmo Marconi. Me ligj pas vitit 1927 radioja në Bullgari u bë mjeti kryesor i telekomunikacionit.
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..
Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..