Qyteza e Vjetër e Plovdivit pret adhuruesit e shijes së stërholluar në festivalin e shtatë radhazi “Verë dhe Gourmet” që organizohet dy ditët e pushimit. Në oborret e shtëpive nga koha e Rilindjes Kombëtare Bullgare prodhues të verërave dhe të ushqimeve do të ofrojnë degustim të më se 200 llojeve të verërave të kombinuara me produkte të shijshme me çmime të volitshme. Festivali befason me një numër rekord pjesëmarrësish, thonë organizatorët nga Këshilli i Turizmit - Plovdiv, bashkia e qytetit, Instituti Bashkiak “Plovdiv i Vjetër” dhe Universiteti i Teknologjisë Ushqimore. Ngjarja do të shoqërohet nga një program interesant dhe të pasur.
Përpilues: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Lumi Jantra buron në malin Stara Pllanina në një lartësi nga 1220 m mbi nivelin e detit dhe rrjedh në veri, duke gjarpëruar nëpër lugina dhe gryka piktoreske. Rrjedha e lumit kalon përmes qyteteve Gabrovo dhe Veliko Tërnovo. Pak para se të derdhet në..
Këtë vit, udhëtimi tradicional i Krishtlindjeve me trenin e Rodopeve me binarë të ngushtë do të zhvillohet më 22 dhjetor, tha për BNR-Bllagoevgrad, Kristijan Vaklinov , themelues dhe kryetar i shoqatës "Treni i Rodopeve me binarë të ngushtë". Gjatë..
Liderët e turizmit nga Bullgaria, Greqia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut u nderuan nga edicioni i 10-të i forumit ndërkombëtar Balkan Awards of Tourism Industry 2024. Ceremonia u zhvillua në Sofje më 5 dhjetor. Kalaja Kaleto në komunën e Bellogradçikut..