Më 6 maj mbushen 370 vjet nga botimi i librit të parë të shtypur bullgar – përmbledhjes me lutje “Abagar”.
Libri përbëhet nga pesë fletë të mëdha në formën e rrotullave, në anën e përparme të të cilave janë të shtypura lutje të shkurtra apokrife. Fletët janë 44.5 centimetra të gjera dhe 33.5 centimetra të gjata. Letra është italiane, e hollë, por e ashpër. Në pjesën e poshtme fletët numërohen me shkronja cirilike. Në secilën fletë teksti është i shtypur në katër kolona të ngushta, secila prej të cilave është e rrethuar nga një kornizë zbukurimesh, kështu që nëse kolonat priten dhe rregullohen në mënyrë të njëpasnjëshme për të marrë një shirit të gjatë rreth 5 metra dhe 80 centimetra. Kjo lejon që koleksioni të ketë formë si rrotull dhe të vishet si amulet.
Libri u shtyp në Romë më 6 maj të vitit 1651 nga Peshkopi Katolik Bullgar Filip Stanisllavov. E vetmja kopje e mbijetuar është në Bibliotekën e Bolonjës.
Më shumë për këtë libër mund të lexoni në botimin e Radio Bullgarisë: “Prof. Georgi Eldërov dhe pasuritë e së kaluarës”.
Për herë të dytë këtë vit, në qytetin Haskovo të Bullgarisë Jugore, për të krishterët ortodoksë do të ekspozohet për adhurim ikona “Shën Nëna e Zotit – Molla e Artë”, e cilësuar si mrekullibërëse. Lajmin e njoftoi Mitropolia e Shenjtë e Plovdivit...
Në ditën e gjashtë pas fillimit të Kreshmës kushtuar Fjetjes së Hyjlindëses, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Shpërfytyrimin e Krishtit , një nga dymbëdhjetë festat e Zotit. Dhe siç e dikton tradita bullgare, festa kishtare shoqërohet me besime..
Në datat 3 dhe 4 gusht mbahet Festivali i përvitshëm kushtuar Malit Rilla . Ai daton që nga viti 1925 dhe festohet në ditët e para të gushtit. Çdo vit në këto ditë mijëra dashamirës të malit nga vendi dhe nga jashtë mblidhen në shpatet e bukura..