6 maji në Bullgari është një festë e madhe – është dita e Shën Gjergjit!
Dita e Shën Dëshmorit të Madh Gjergji Fitimprurës është festë e trimërisë dhe e Ushtrisë Bullgare.
Kjo është dita në të cilën vihet fillimi i gjysmës verore të punës fushore, e cila përfundon ditën e Shën Dhimitrit më 26 tetor. Në besimet popullore bullgare Shën Gjergji konsiderohet mbrojtës i lagështisë pranverore dhe pjellorisë, ai zhbllokon burimet duke mundur dragoin, rrethon dhe mbikëqyr fushat dhe të mbjellat. Shën Gjergji konsiderohet mbrojtës i bujqve dhe më në veçanti i barinjve dhe kopeve. Ja përse 6 maji është festa e tyre.
Shën Gjergji Trofeprurësi është një nga martirët e parë më të respektuara të Krishterimit. Ai jetoi në fund të shekullit të tretë dhe në fillim të shekullit të katërt. Gjatë sundimit të Perandorit Dioklecian ai udhëhiqte ushtarët e Perandorisë Romake dhe përmes virtyteve të tij si udhëheqës arriti titullin e tribunit vetëm në moshën 20 vjeç. Ai u vra në vitin 303 për besimin e tij të krishterë.
Në shikim të parë, Shën Gjergji kishte gjithçka për të cilën synojmë në botën tonë sot - pozitë, postë të lartë, njohje, pasuri. E megjithatë Ai i braktisi ata në emër të së vërtetës, se Krishti i Ringjallur është bartësi i rrugës, drejtësisë dhe dashurisë në të cilët mund të mbështetemi përgjithmonë.
“Vetëflijimi është çelësi magjik, i cili na hap derën – thotë dr. Zllatina Karavëllçeva nga Qendra për Iniciativat Arsimore “Dveri”. – Nuk është sekret se sot kemi qëllim të arrijmë sa më shumë me një çmim sa më të ulët. Por në qoftë se nuk besojmë në kauzën tonë dhe në sakrificën tonë ne nuk mund të arrijmë asgjë dhe këtë e ripohon jeta e çdo një shenjtori.”
Ikona të Shën Gjergjit si kalorës që godet një dragua të lig me një shtizë të gjatë, mund të shihetn në çdo kishë ortodokse në Bullgari. Ka shtatë manastire të mëdha që mbajnë emrin e tij - 6 janë në Bullgari dhe 1 në Aton, ndërsa kishat janë dhjetëra. Njëra prej tyre kisha “Shën Gjergji Fitimprurësi” ngrihet në lagjen Kollusha të qytetit Kjustendill, në rrëzë të Malit Osogovo. Ajo u shpall monument kulturor dhe arkitektonik me rëndësi kombëtare.
Përpilues: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Dita e Shën Theodhorit është një festë e rëndësishme bullgare, e cila shënohet të shtunën pas të Dielës së të Lidhurve të Djathit . Kjo është një festë e lëvizshme dhe këtë vit bie më 8 Mars. Sipas besimeve popullore, Shën Theodhori luan një rol..
Më 3 mars festojmë 147 vjetorin e Çlirimit të Bullgarisë pas pesë shekujve të sundimit osman. Kjo ditë u shpall festë kombëtare në vitin 1990 me vendim të Kuvendit Popullor. Traktati i Shën Stefanit midis Rusisë dhe Perandorisë Osmane, i..
Është e Diela e të Lidhurit të Djathit . Sipas traditës ortodokse, dita kremtohet çdo vit në prag të Kreshmës së Madhe, kur të krishterët falin njëri-tjetrin. Kjo është dita e fundit para kreshmës, në të cilën besimtarët mund të konsumojnë bulmetra..
Të Premten e Madhe, Kisha kujton vuajtjet e mëdha të Jezu Krishtit, i cili me dëshirë të vet pranoi të gjykohej, të fshikullohej, të pështyhej, të..
Shërbesat e së Shtunës së Madhe fillojnë të premten në mbrëmje me Oden për Krishtin. Kisha përkujton varrimin e Krishtit Shpëtimtar dhe zbritjen e Tij..