Presidenti Rumen Radev ia dorëzoi “PSP për Bullgarinë” mandatin për formimin e qeverisë së re të Bullgarisë. Kryetarja e partisë, Kornelija Ninova, e ktheu mandatin. Ajo tha se dëshira e tyre ka qenë të ketë një qeveri e cila të zgjidhë disa çështje të rëndësishme për vendin dhe njerëzit. "Në emër të këtyre prioriteteve, ne ia dhamë dorën partisë së dytë më të madhe, e cila nuk e pranoi. Subjektet e reja politike në Parlament deklaruan paraprakisht se nuk do të mbështesnin qeverinë madje për shkak të këtyre përparësive mbipartiake për Bullgarinë. Nuk ka asnjë mundësi objektive për të formuar një kabinet, " tha Ninova.
Kreu i Shtetit tha se sipas detyrimeve të tij kushtetuese, ai do të shpërndajë Parlamentin pas 10 majit dhe më 11 maj Radev do të emërojë Komisionin e ri Qendror të Zgjedhjeve. Ai shtoi se data e mundshme për zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të jetë 11 korriku. Radev paralajmëroi se nëse Kuvendi i ardhshëm Popullor nuk arrin të formojë një qeveri, vendi do të gjendet në një krizë politike dhe institucionale.
Gjatë ceremonisë para Presidencës u mbajtën dy protesta. Njëra ishte në përkrahje të Kryeministrit në dorëheqje, ndërsa tjetra në përkrahje të Presidentit Rumen Radev.Policët dhe personeli ushtarak rumun kanë punuar si mercenarë në Kongo Sipas një raporti nga Ministria e Brendshme e Rumanisë, 11 nga punonjësit e saj kanë punuar si mercenarë në Kongo ndërsa kanë qenë me pushime mjekësore, raportoi..
Ministri i Energjisë Zheço Stankov mori pjesë në edicionin e dhjetë të Forumit Ekonomik të Delfit në Greqi. "Bullgaria është një partner i besueshëm në transformimin e energjisë dhe sigurinë në rajon," tha ai në fjalimin e tij në një panel..
Më 9 dhe 10 prill, Presidenti Rumen Radev merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delfit në Greqi. Aktiviteti mbledh së bashku krerët e shteteve dhe qeverive, përfaqësues të rretheve akademike, biznesit dhe sektorit joqeveritar, të cilët diskutojnë..
Komisioni Evropian caktoi datën 4 qershor për publikimin e raportit të jashtëzakonshëm të konvergjencës mbi gatishmërinë e Bullgarisë për të adoptuar..
Çmimet e mallrave të Pashkëve po rriten Tryeza e Pashkëve në vendet e Ballkanit do të jetë më e shtrenjtë këtë vit, raporton BTA...