Skuadra e "Lludogorec" fitoi një titull rekord të dhjetë radhazi të Bullgarisë, pasi mundi "Beroe" me 3: 1 në terren të vet në Razgrad, në një ndeshje të raundit të 27-të të Ligës së Parë të Futbollit. Kështu, Lludogorec regjistroi fitoren e tij të 21-të që nga fillimi i sezonit dhe tashmë ka 67 pikë, 14 më shumë se CSKA e dytë, dhe deri në fund të sezonit kanë mbetur vetëm katër raunde.
“Shqiponjat” nuk mund të zhvendosen më nga vendi i parë dhe janë zyrtarisht kampionë për të dhjetën herë radhazi, duke përmirësuar arritjen e CSKA prej nëntë titujsh radhazi nga mesi i shekullit të kaluar.
Me triumfin e tij, Lludogorec i siguroi vetes pjesëmarrje në kualifikimet e Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm.Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..
Tenistja më e mirë bullgare Viktoria Tomova fitoi raundin e parë të turneut të tenisit WTA 1000 në Pekin me një fond çmimesh prej afro 9 milionë euro. Ajo mundi Lesja Curenko nga Ukraina me 6:3, 6:3. Kundërshtarja e radhës e bullgares, e cila është e..