Skuadra e "Lludogorec" fitoi një titull rekord të dhjetë radhazi të Bullgarisë, pasi mundi "Beroe" me 3: 1 në terren të vet në Razgrad, në një ndeshje të raundit të 27-të të Ligës së Parë të Futbollit. Kështu, Lludogorec regjistroi fitoren e tij të 21-të që nga fillimi i sezonit dhe tashmë ka 67 pikë, 14 më shumë se CSKA e dytë, dhe deri në fund të sezonit kanë mbetur vetëm katër raunde.
“Shqiponjat” nuk mund të zhvendosen më nga vendi i parë dhe janë zyrtarisht kampionë për të dhjetën herë radhazi, duke përmirësuar arritjen e CSKA prej nëntë titujsh radhazi nga mesi i shekullit të kaluar.
Me triumfin e tij, Lludogorec i siguroi vetes pjesëmarrje në kualifikimet e Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm.Zhytësit bullgarë fituan shtatë medalje në garën e parë të vitit në kalendarin e Federatës Ndërkombëtare të Notit në Eindhoven (Holandë). Cvetomir Ereminov zuri vendin e parë tek meshkujt në zhytjen nga një platformë, me gjithsej 35 415 pikë. Së bashku me..
Pasi u bë e qartë se Federata Bullgare e Peshëngritjes kërcënohej me falimentim për shkak të gjendjes së rëndë financiare, lideri i DPS-Fillimi i Ri Deljan Peevski u takua me kryetarin e federatës Stefan Botev dhe u angazhua për zgjidhjen e problemit. Falë..
Sportistja më e mirë bullgare në skermë, Joana Ilieva, fitoi një medalje të artë në Kupën e Botës për Skermë për femra në Plovdiv. Në finale në sallën "Kollodruma" ajo mbizotëroi me 15:13 pikë ndaj italianes Chiara Mormile dhe kështu për herë të parë një..