Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bojko Borisov: Qeveria provizore do të qeverisë për muaj të tërë

Bojko Borisov
Foto: BGNES

Kryeministri në dorëheqje Bojko Borisov parashikon që një kabinet nuk do të formohet pas zgjedhjeve të parakohshme dhe qeveria provizore e emëruar nga Presidenti Rumen Radev do të vazhdojë të qeverisë për muaj. “Ky është qëllimi”, komentoi ai. Në një brifing në selinë e GERB, Bojko Borisov kritikoi ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të cilat, sipas tij, i shërbejnë kreut të shtetit.

Qëllimi ishte i vetmi - të jepte Komisionin Qendror Zgjedhor në duart e kandidatit për presidet. Paradoksi i madh është që KQZ të emërohet nga Rumen Radev”, shtoi kryeministri i dorëhequr. Ai deklaroi gjithashtu se nuk do të jetë kandidat për president.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 21 shkurtin

Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...

botuar më 25-02-20 6.15.MD

Një kompani ushtarake nga Haskovo niset për një mision paqeruajtës në Kosovë

Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..

botuar më 25-02-20 3.53.MD

Nuk ka asnjë kërkesë për të dërguar personel ushtarak në Ukrainë, thanë ministrat në parlament

Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..

botuar më 25-02-20 11.31.PD