Probabiliteti që çdo vit të vihet vaksina kundër Covid-19 nuk është i lartë, komentoi për Radion Kërxhali Doc. Mihaill Okolijski. Ai sqaroi se shkencëtarët vazhdojnë të kryejnë kërkime dhe vëzhgime dhe aktualisht nuk ka prova në këtë drejtim. “Lajmi i mirë është se njerëzit e parë që u vaksinuan vitin e kaluar në atë kohë ende kanë mbrojtje të mirë, një nivel të mirë të antitrupave në organizëm”, tha specialisti. Sipas tij, ekzistojnë hipoteza se koronavirusi dobësohet dhe bëhet i ngjashëm me gripin sezonal, kundër të cilit duhet të vaksinohemi çdo vjeshtë për shkak të shtameve të ndryshme.
Përfaqësuesit e popullit nuk arritën të zgjidhnin një kryetar të Kuvendit Popullor në provën e katërt. Nga katër kandidatët, Raja Nazarjan, e propozuar nga GERB-SDS, dhe Sillvi Kirillov, i nominuar nga "Ka një popull të tillë", arritën në balotazh. Raja..
Taksistët e kryeqytetit janë duke protestuar kundër rritjes së çmimit të sigurimit të detyrueshëm të “Përgjegjësisë Civile”. Në orët në vijim ata do të demonstrojnë pakënaqësinë e tyre para të gjitha institucioneve shtetërore. “Ne duam një moratorium për..
Ministri në detyrë i mbrotjes Atanas Zaprjanov konfirmoi përkushtimin e Bullgarisë ndaj përpjekjeve të përbashkëta të Bashkimit Evropian në mbështetje të Ukrainës. Këtë ai e bëri në Bruksel në një takim të Këshillit të Punëve të Jashtme në formatin e..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..