Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Viktoria Ruseva në gjurmët e Evropës së ndritshme dhe të çmimit Karli i Madh

Viktoria Ruseva
Foto: arkiv personal

Në çfarë lloje shoqërie duam që të jetojmë? Çfarë na pëlqen në botën rreth nesh dhe si mund ta ndryshojmë drejt më së mirës? Këto janë disa nga pyetjet të cilat ja venë vetes njerëzit e rinj në projektin “Modeli Bashkim Evropian Sofja 2021” - pretendenti bullgar për çmimin evropian të rinisë “Karli i Madh”.

Çmimi i Parlamentit Evropian inkurajon të rinj në moshën midis 16 dhe 30 vjeç të krijojnë projekte dhe të marrin pjesë aktive në zhvillimin e Evropës moderne. Në krye të ekipit bullgar, i cili ka arritur deri tek etapa finale e konkursit, qëndron studentja 22 vjeçare në fushën e politologjisë  në Universitetin e Vjenës, Viktoria Ruseva.

“Në vend të parë, kjo është një platformë e hapur arsimore për një dialog ndërkulturor - sqaron thelbin e projektit bullgar Viktoria. Një nga qëllimet tona bazë, të cilin do ta realizojmë me njerëzit prej dhjetë kombësive, është të popullarizojmë Bullgarinë dhe regjionin. Parashikojmë po kështu të bëjmë një simulim të marrjes së vendimeve në Bashkimin Evropian dhe një punë të përbashkët me nxënësit nga tre shkolla bullgare.”

Projekti “Modeli Bashkim Evropian” ekziston që nga viti 2014 , por për herë të parë përfshin dhe simulimin e Nismës Qytetare Evropiane - një instrument përmes të cilit qytetarët mund të marrin pjesë me ide në procesin legjislativ evropian . Nxënësit e Gjimnazit Profesional  të Telekomunikimeve në Sofje, të gjimnazit të gjuhëve të huaja “Berthold Brecht” dhe të gjimnazit të gjuhëve të huaja “Hristo Botev” në qytetin Kërxhali kanë përpunuar propozime për iniciativat e veta qytetare.

“Të tria idetë, të cilat kanë arritur deri në etapën e votimit në sajtin tonë, prekin probleme në shoqëri, të cilat i interesojnë njerëzit e rinj - sqaron Viktoria. Njëra prej tyre është e lidhur merregullimin e aksesit dhe shitjes së produkteve të nikotinës njerëzve nën 18 vjeç. E dyta ka për qëllim sigurimin e burimeve të nevojshme për të rinjtë dhe përmes mentorimit për t'i drejtuar ata në një drejtim të duhur të karrierës. Kurse propozimi i fundit ka për qëllim ndërtimin dhe formimin e një shoqërie më të hapur në lidhje me temën e homoseksualitetit.”

Votimi për më të mirën nga tre nismat do të vazhdojë deri më 6 maj dhe iniciativa - fituese do të shndërrohet në një propozim legjislativ të Komisionit Evropian gjatë kohës së  konferencës në tetor.

Ja sesi përgjigjet Viktoria në lidhje me pyetjen nëse ka një shoqëri qytetari tek ne:

“Mendoj se ka një bazë jashtëzakonisht të mirë, mbi të cilën të mund të shkelim. Pikërisht kjo ishte një moment i rëndësishëm gjatë kohës së debateve tona me nxënësit - të mund të shikohet se njerëzit e rinj  janë të informuar shumë më mirë, sesa sugjeron opinioni publik për to. Por ata kenë nevojë për një platformë, në të cilën të shqyrtojnë problemet e veta, që të mund të dëgjohet zëri i tyre. Dhe pikërisht këtë po mundohemi që të japim ne - një platformë dhe publicitet të pikëpamjeve dhe kritikave të tyre.”

Fituesi në konkursin “Karli i Madh” do të shpallet gjatë muajit shtator. “Nuk ka rëndësi, nëse projekti ynë do të fitojë çmimin”, është kategorike Viktoria. Sipas fjalëve të saj, vetë nominimi tashmë është një njohje se madje dhe në kohë pandemie mund të rastisin gjëra të shkëlqyera për kaq shumë njerëz jo vetëm tek ne, por dhe në Evropë. Kurse Evropa e saj nesër kalon përmes vetëdijes sot.

“Për ne Evropa e së ardhmes përbën një bashkësi aktive, të bashkuar dhe me të vërtetë të vetëdijshme - shton ajo. Pikërisht ndërgjegjësimi është hapi i parë drejt një shoqërie civile aktive dhe më të mirë, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të jemi efektivë në veprimet e veta dhe të mund të arrijmë më tepër dhe më shpejtë. Kurse kjo është me një rëndësi të madhe në situatën të cilën po e përjetojmë sot”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjimnazistë bullgarë në një betejë me dezinformimin

Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..

botuar më 24-12-01 8.25.PD

Magji festive me këngë, valle dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve në Qytezën e Festave të Fundvitit në Pleven

Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..

botuar më 24-12-01 6.55.PD

Bullgaria bëhet vendi i katërt evropian që zbaton inovacione për trajtimin e plagëve kronike

Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re..

botuar më 24-11-30 5.15.MD