Bullgaria do të tërheqë turistë të huaj me një video të posaçme në katër gjuhë - bullgarisht, anglisht, gjermanisht dhe hebraisht. Videot reklamuese do të shpërndahen në tregjet me prioritet për vendin tonë. Fushata është organizuar nga Ministria e Turizmit dhe do të titullohet "Vera e Sigurt 2021".
Bullgaria vazhdimisht zbaton të gjitha masat e nevojshme për sigurinë më të lartë në mënyrë që mysafirët të ndihen të mbrojtur dhe të sigurt gjatë qëndrimit të tyre. Pajtueshmëria me rregulloret sanitare dhe higjienike është ndër kushtet kryesore për vendin tonë për të ruajtur vulën e gjelbër për sigurinë dhe higjienën, lëshuar nga Këshilli Botëror i Udhëtimit dhe Turizmit (WTTC), saktësoi Ministria.
Turizmi rural është lidhur me njohjen e kuzhinës së një vendi. Dhe rajoni i Kjustendilit (Bullgaria Jugperëndimore) është një minierë ari në këtë drejtim. Kjo është arsyeja sepse turet gastronomike në këtë pjesë të Bullgarisë po fitojnë..
Çmimet për konkursin "Shtëpia më e mirë malore" - një nismë e përbashkët e revistës “360Mag” dhe Unionit Turistik Bullgar - u dhanë në një ceremoni në “Shtëpinë e Kinemasë” në Sofje. Më shumë se 100 shtëpi dhe strehimore malore nga të gjitha..
Ditët e bukura të vjeshtës janë një kohë e mrekullueshme për të bërë një shëtitje përmes dyqaneve në Samovodska Çarshija në Veliko Tërnovo. Çarshia është krijuar që në mesin e shekullit të XIX-të, kur bujqit nga fshatrat përreth i nxirrnin prodhimet e..