Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Daniella Kostova paraqet paradokset e izolimit me një ekspozitë në Sofje

Foto: arkiv

Pandemia ndryshoi shumë gjëra në jetesën tonë, në punën tonë, në ndjeshmërinë tonë. Dhe pikërisht ky ndryshim është vija e kuqe e hollë në ekspozitën e re “Stuhi, park, princesha me bigudinë”, që hapët më 16 prill në galerinë e Sofjes “Struktura” dhe bëhet shkak që autorja Daniella Kostova përsëri të kthehet në vendlindjen e saj - Bullgaria.

Ajo ka lindur në Sofje, ku u diplomua në Akademinë Kombëtare të Arteve në degën “Pikturë” gjatë vitit 1998 dhe “pas një periudhë kohe të eksperimenteve” u nis për të mësuar në Institutin Politeknik Rensselaer (RPI), Nju Jork /“Rensselaer Polytechnic Institute, Troy, NY”/. Pas diplomimit të saj u ftua të bëhet një pjesë nga ekipi i institutit, ku jep mësim dhe në këtë moment.

Daniella merret më të ashtuquajturat forma jo konvencionale në art akoma si studente në Sofje. Punimet e saj janë një hibrid midis aktivizimit bashkëkohor të artit perëndimor dhe leximit klasik bullgar. Sipas saj, është shumë e rëndësishme të shikosh kulturën, të cilën e mban në vetvete, përmes prizmit të ndonjë vendi tjetër. Një përvojë e ngjashme jep një informacion më të shumtë e të plotë për këtë se cilët jemi ne. Pikërisht në këtë lidhje gjatë vitit 2006 ajo bën filmin dokumentar “Një trup pa organe. Bar bullgar”, i cili është një farë studimi të kësaj sesi ndryshon kultura vendase, estetika dhe kuptimi për të jashtë kufijve të vendit dhe më konkretisht në një qytet kozmopolit si Nju Jorku. Daniella Kostova i ka treguar krijimet e saj nëpër të gjithë botën. Dhe Bullgaria gjithmonë ka qenë një pjesë nga këto krijime, kurse sot atdheu i saj është mikpritës i ekspozitës së saj të fundit “Stuhi, park, princesha me bigudinë”.


“Pasi u nisa për në Nju Jork unë e vazhdova lidhjen time me Bullgarinë dhe shumë shpesh punoja me kuratorë bullgar - tregon piktorja në një intervistë për programin “Hristo Botev” të BNR. Historia ime si një njeri, mënyra në të cilën i shikoj gjërat është e ndikuar shumë fortë nga fakti se ku jam rritur, me cilin kam punuar, si jam zhvilluar si piktore. Dhe ky dialog është shumë i dobishëm, por në të njëjtën kohë ai më ul në tokë në njëfarë mënyre. Me kuratoren Ilina Kollarova u lidhëm përpara 3 vjetëve. Lindën ide të shumta, një pjesë nga të cilat i zhvilluam në ekspozitën e tanishme”.

Ekspozita prezanton tre vepra, të krijuara gjatë vitit të fundit dhe siç thotë vetë autorja, kjo është perspektiva e saj personale ndaj një dite të veçantë, të çuditshme, një moment madje pak i çmendur, të cilin ne jemi duke e përjetuar. “Stuhi, park, princesha me bigudinë” jo pa një ironi pasqyron paradokset e (vet) izolimit dhe kuptimin e rëndësisë së kontaktit social, të (vet) kufizimit dhe të dëshirës së forcuar për zhdukjen e tyre”, sqaron autorja:

“Akoma që në vet fillimin e pandemisë problemi me dizajnin mu bë shumë interesant, sepse qe e qartë se situata do të reflektojë mbi të gjitha sferat e jetës sonë, për shkak të distancës, rrjedhojë e maskave dhe e shënimeve kudo. Shikojmë ndryshim të dizajnit të mjedisit, por dhe ndryshim në dizajnin e marrëdhënieve tona. Për shembull, në Nju Jork restorantet kudo nxorën disa ndërtesa gjysmë të bëra shtesë prej materialeve shumë të lira, të cilat krejtësisht e ndryshuan mjedisin e jashtëm. Sikurse filloi gjithnjë e më shumë të mungojë stabiliteti, të cilin ne e shikonim rreth nesh. Nuk është më ajo anë materiale, e cila është e lidhur me një standard të caktuar. Aktualisht çdo gjë vihet nën pikëpyetje, madje dhe e gjithë kultura jonë materiale.”

Përpiloi: Vesella Krësteva /në bazë të intervistës së Diana Popovës, BNR-programi “Hristo Botev”/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal, facebook.com daniela.kostova.54 dhe structura.gallery



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Summer Vibes Festival viziton sërish Vidinin

Qyteti Vidin për të pestin vit radhazi është nikoqir i Summer Vibes Festival. Në datat 1 dhe 2 qershor pranë kalasë “Baba Vida” (“Gjysha Vida”) , fëmijët do të zbulojnë një mënyrë më të shëndetshme dhe jo më pak interesante për t'u..

botuar më 24-06-01 7.45.PD

Nënpresidentja Ilijana Jotova kritikoi ngrirjen e ligjeve për kulturën bullgare

Një nga shembujt e shpërfilljes së trashëgimisë kulturore dhe historike nga shteti është shtëpia e Dimitër Talevit në Prilep (shkrimtar i njohur bullgar – shënimi red.). Nga qershori 2023 ka një vendim të Këshillit të Ministrave që shteti ta..

botuar më 24-05-30 10.12.PD

Sofja mirëpret mysafirë në Shtëpinë e Letërsisë dhe Përkthimit

Përkthyesit Jan Mahei (Republika Çeke), Elvira Bormann (Gjermani), Hanna Sandborg (Suedi), Hanna Karpinska (Poloni) dhe Livia-Maria Nistor (Rumani) do të jenë rezidentë deri në tetor në Shtëpinë e Letërsisë dhe Përkthimit. Shtëpia është një projekt..

botuar më 24-05-29 11.07.PD