Adhuruesit e çiklizmit malor në Sofje tanimë mund të arrijnë më shpejt dhe më lirë deri në rrugët e çiklizmit në malin Vitosha. Kjo po bëhet e mundur pasi gjatë muajit të ardhshëm 5 autobusëve në të dyja linjat e transportit urban, të cilat çojnë drejt malit, do t’u instalohen rafte speciale për biçikleta.
Ideja është e organizatës “Shpëto Sofjen” dhe përpara disa ditëve mori miratimin e Këshillit Bashkiak të Sofjes. “Me instalimin e rafteve adhuruesit e sporteve çiklistike në mal do të kenë një qasje më të lehtë në pjesët e larta të tij, duke zgjedhur transportin urban” tha përpara Radios Kombëtare Bullgare Andrej Zografski nga “Shpëto Sofjen”. “Në malin Vitosha mund të praktikohen disa lloje çiklizëm malor, ku ekzistojnë itinerare të shumta, sipas llojit të trasesë-për lëshim, ose për kros” shtoi ai.
Aktivistët e qytetit mendojnë se realizimi i idesë është një hap drejt zhvillimit të qëndrueshëm të parkut natyror, i cili është një nga të dhënat më të vlefshme të Sofjes. “Duhet ta bëjmë malin Vitosha maksimalisht të arritshëm për vizitë dhe ky vendim do të pakësojë trafikun e automobilave, ndotjen dhe kaosin në parkun natyror, kurse kalimiaty do të bëhet më i këndshëm, i afrueshëm dhe igjelbër”, saktëson këshilltari i bashkisë Boris Bonev.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Për sa i përket diversitetit të shpendëve, vendi ynë renditet në vendet e para në Evropë dhe është në TOP 5 të destinacioneve për të ashtuquajturin “vëzhgimi i shpendëve” apo “turizmi ornitologjik” në Kontinentin e Vjetër, mësojmë nga biseda jonë me..
Festat po afrojnë dhe ofertat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri po kërkohen gjithnjë e më shumë. Rezervimet filluan që nga shtatori dhe tani është pothuajse e pamundur për të gjetur vende të lira në destinacionet tona më të njohura , njoftojnë..
Në renditjen e Forbes, qyteti ynë i dytë më i madh, Plovdiv, është në TOP-3 të destinacioneve të rekomanduara për festat e ardhshme të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Ekspertë të organizatës turistike European Best Destinations e vendosin Plovdivin në..