Molekulat në kos janë efektive në trajtimin e një sërë gjendjesh inflamatore, duke përfshirë "stuhitë e citokinës" të shkaktuara nga Covid-19, vënë në dukje studiuesit në Universitetin Ben-Gurion në Izraelin Jugor. Shkencëtarët që identifikuan molekulat - Prof. Raz Jelinek dhe studenti Orit Malka - saktësojnë se kosi e ka potencialin për të luftuar bakteret patogjene. Në veçanti, molekulat janë në gjendje të zvogëlojnë ndjeshëm virulencën e agjentit të kolerës.
Të bësh një kos të mirë është si të rritësh një fëmijë të mirë – procesi është kaq delikat. Këtë e deklaroi inxhinierja Maria Stefanova-Kondratenko, e cila ka krijuar dhe drejtuar Laboratorin Kombëtar në ish-ndërmarrjen shtetërore "Industria e Qumështit" në vazhdim të 25 vjetëve. Në një intervistë për Radio Bullgarinë disa kohë më parë ajo shpjegoi se cili është dallimi midis kosit bullgar dhe jogurtit? - lexoni postimin “Maria Kondratenko: Perëndimi nuk arriti të zbulojë sekretin e kosit bullgar“.
Kosi bullgar është i njohur dhe i vlerësuar lart në mbarë botën. Në vitet para pandemisë adhuruesit e produktit të shijshëm shëndetësor nga kënde të ndryshme të Bullgarisë dhe nga jashtë u përfshinë në Festën speciale të kosit në qytetin Trën.
Në krahinën e Trënit, ose më saktë në fshatin Studen Izvor, ka lindur zbuluesi i bakterit të tharët laktik, bakter ky shkakton fermentimin në qumështin bullgar.
Dr. Stamen Grigorov e ka përshkruar bakterin e porsazbuluar në vitin 1905 dhe ia ka dhënë emrin Lactobacillus Bulgaricus. Mund të lexoni hollësi interesante për këtë në artikullin tonë “Për kosin bullgar, për bakterin e dobishëm dhe për zbuluesin e tij” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Për herë të dytë këtë vit, në qytetin Haskovo të Bullgarisë Jugore, për të krishterët ortodoksë do të ekspozohet për adhurim ikona “Shën Nëna e Zotit – Molla e Artë”, e cilësuar si mrekullibërëse. Lajmin e njoftoi Mitropolia e Shenjtë e Plovdivit...
Në ditën e gjashtë pas fillimit të Kreshmës kushtuar Fjetjes së Hyjlindëses, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Shpërfytyrimin e Krishtit , një nga dymbëdhjetë festat e Zotit. Dhe siç e dikton tradita bullgare, festa kishtare shoqërohet me besime..
Në datat 3 dhe 4 gusht mbahet Festivali i përvitshëm kushtuar Malit Rilla . Ai daton që nga viti 1925 dhe festohet në ditët e para të gushtit. Çdo vit në këto ditë mijëra dashamirës të malit nga vendi dhe nga jashtë mblidhen në shpatet e bukura..