Sot Presidenti Rumen Radev i dorëzon mandat forcës së parë politike në parlament – koalicionit GERB – SDS për të formuar qeverinë. Nga konsultimet e zhvilluara dje te kreu i shtetit u bë e qartë se megjithë fitoren elektorale, partia GERB do të mbetet në opozitë, ndërsa kabineti i propozuar prej saj nuk do të mbështetet.
Partia Socialiste Bullgare (BSP), Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS), “Bullgaria Demokratike”, “Ngrihu! Kriminelët jashtë!” theksuan, se do të përkrahin qeveri formuar nga të ashtuquajturat “parti të protestës”. “Se sa e qëndrueshme do të jetë kjo mbështetje, veçanërisht nga një parti si DPS, është e vështirë të parashikohet”- kundërshtoi politologu Evgeni Dajnov.
Politologu Strahill Delijski ndan ndjenjën se “politikanët po luajnë një lojë interesante për ta dhe jo për të gjithë ne - kjo është një ndjenjë që nuk mund të rikthejë besimin në procesin politik në vend dhe ky është një problem i madh”. Sipas tij, Bullgaria po hyn “në një finale të pafund të modelit, në të cilin askush nuk dëshiron të marrë përgjegjësinë për fillimin e procesit të ri politik”.
Tema për hapat e ardhshëm politik provokoi shumë komente. Para BNR politologu Georgi Karasimeonov parashikoi, se megjithëse janë një parti shumë e heshtur, nga “Ka një popull të tillë” do të bëjnë provë të formojnë qeveri, për të cilën do të marrin një mbështetje të konsiderueshme.
“Sllavi Trifonov i ka të qartë pritjet e njerëzve ndaj tij dhe partive të tjera të protestës dhe ka mjaft këshilltarë të mirë të cilët i kanë thënë se zgjedhjet e parakohshme në muajt e ardhshëm nuk do të sjellin ndryshime të rëndësishme për partinë e tij, por përkundrazi, ato do të thellojnë problemet në vend”, shpjegon Karasimeonov.
“Çdo njeri kur hyn në një vend të ri është më mirë të jetë i kujdesshëm – komentoi nga ana e vet politologu Dimitër Avramov. – Ata, që flasin shumë, nuk janë gjithmonë më të përgatiturit. Nga “Ka një popull të tillë” veprojnë sipas procedurës kushtetuese, flasin pak dhe nëse drejtohemi nga zonja të cilën e propozuan për kryetaren e Kuvendit Popullor, duhet të jemi optimistë dhe të presim me interes atë që ata do të propozojnë në të ardhmen.”
Një nga gjërat që u bë e qartë nga seanca e parë e parlamentit të ri ishte se ai do të jetë ndryshe nga ata të deritanishmet. Ndër dëshmitë ishte interesi i madh shoqëror që provokuan seancat. Përveç kësaj deputetët e rinj arritën konsensus mbi një çështje të rëndësishme për punën e mëtejshme të parlamentit – zgjedhjen e kryetarit të ri dhe mbi domosdoshmërinë, sipas Avramovit, që “virusi politik në pushtet të vihet nën karantinë”.
“Për ne është me rëndësi të madhe se në këtë moment pas përqendrimit të pushtetit dhe ngecjes, kemi një parlament në të cilin forca të ndryshme politike duhet të provojnë të pajtohen, në se nuk do të arrijnë këtë – do të ketë zgjedhje të reja. E shëndetshme është që qytetarët të kenë pasiguri dhe pushteti të jetë i dobët, sepse në 10 vitet e fundit ai ishte i fortë dhe shtypte gjithçka. Kjo duhet të ndryshojë dhe unë ju siguroj se politikanët do të bëhen shumë më të arritshëm, gjë që do të jetë në dobinë tonë.”
Përpilues: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..
Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..
U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga..