Para 14 vitesh Mihaella Stojkova bashkë me një mik të saj vendosën të bëjnë të lumtur jetimë në qytetin Burgas. Kështu filloi një nga fushatat më të mëdha bamirëse në vendin tonë. Disa vite më vonë Mihaella krijoi Shoqatën “Operacion Arushka prej Pelushi”, e cila që nga viti 2017 ndihmon fëmijë të talentuar në gjendje jo të barabartë për tu zhvilluar talentet e tyre dhe për të vazhduar arsimin në universitet. E gjithë kjo realizohet me konkurse vjetore për programin arsimor të mentorëve “Talentet e fshehura të Bullgarisë”. Deri tashti në sajë të programit u arsimuan afro 30 fëmijë, disa prej të cilëve tashmë janë studentë. Sivjet në se ka kandidatura të mira 10 fëmijë kanë mundësi të bashkohen me 11 fëmijët tashmë të pranuar.
“Ne punojmë me fëmijë të privuar nga kujdesi prindëror, të vendosur në shtëpi sociale. Punojmë me fëmijë në rrezik, gjë që do të thotë fëmijë nga familje të varfra, fëmijë që rriten në një mjedis të pafavorshëm për të që nuk i lejon ata të zhvillojnë talentin e vet, sepse nuk kanë mbështetje emocionale ose financiare për ta bërë këtë. Grupi kryesor fëmijësh janë 11-18 vjeç me të cilët punojmë deri në aplikimin në universitet ose në zhvillimin e tyre profesional në ndonjë sferë” – tregon Mihaella në një intervistë për “Radio Sofja” të BNR-s.
Ndër kriteret e shoqatës për aplikim në program janë edhe notat e mira në shkollë, me të cilat Mihaella Stojkova e lidh seriozitetin që fëmija do të shfaqë te ta. Kjo është me rëndësi, sepse në program është e investuar puna e shumë njerëzve – ekspertë, psikologë, një ekip mentorësh, mësues, shpjegon ajo.
Programi mbështetet gjithashtu financiarisht nga ndërmarrje ndaj të cilave ekipi i Stojkovës është shumë mirënjohës dhe pa të cilat, nisma e tyre nuk mund të ekzistojë, sepse mësimet e ofruara për secilin fëmijë janë vetëm një pjesë e të gjithë mbështetjes. “Ne lëshojmë bursa mujore ose të njëhershme, blejmë pajisje, teknikë, ekipe sportive, libra shkollorë për fëmijët, madje kemi blerë edhe kuponë ushqimi në se situata në familje është më e keqe” – tregon Mihaella. Në program janë të përfshirë edhe trajnime, kampe dhe udhëtime.
Dhe sa i përket vetë talentit të fëmijës, ajo bën një sqarim të rëndësishëm:
“Ne punojmë me fëmijë të cilat jo vetëm kanë talent të spikatur ose të realizuar, por edhe me fëmijë me potencial. Por kryesorja është motivimi, jo aq sa i zhvilluar është talenti, por sa i motivuar është fëmija.”
Merita për përkrahjen e këtij motivimi te fëmijët, megjithë historitë e tyre të vështira të jetës, u takon mentorëve në programin “Talentet e Fshehura të Bullgarisë”. Dhe përderisa mësuesit janë profesionistë që zhvillojnë në mënyrë specifike talentin e secilit fëmijë, mentorët punojnë për të formuar te ta këmbëngulje, qëndrueshmëri, vendosmëri, durim dhe aftësi komunikimi.
“Ne bëjmë një përzgjedhje shumë serioze të mentorëve tanë – thekson Mihaella Stojkova. – Kjo për arsye se mentori është njeriu, i cili çdo javë takohet me fëmijën dhe punojnë së bashku për të realizuar qëllimet afatshkurtra dhe afatgjata.”
Te momenti i tanishëm në program punojnë 8 mentorë, por numri i tyre lëvizet në varësi të fëmijëve të pranuar në program.
Mihaella bën thirrje për këdo që njeh një të ri në moshë midis 11 dhe 18 vjeç me talente të jashtëzakonshme të kontaktojë me shoqatën dhe ta ndihmojë këtë fëmijë të aplikojë në konkurs. Sepse, siç thotë Arushka Pooh, “Sa më shumë, aq më shumë”.
Redaktore: Vesella Krësteva (sipas intervistës së Gergana Pejkova, BNR – “Radio Sofja”)
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: plushenomeche.org
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..