Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Konsultime te Presidenti për formimin e qeverisë së re

| rinovuar më 21-04-19 4.54.MD
Presidenti Rumen Radev dhe nënpresidentja Ilijana Jotova fillojnë konsultimet
Foto: BGNES

“Mjedisi i vështirësuar i sigurisë, pandemia, parashtrimi i planit efektiv për qëndrueshmëri brenda afatit kërkojnë qeverisje efektive. Në të njëjtën kohë qeveria është në dorëheqje, ndërsa Kryeministri është me leje. Ka nevojë për veprime operative dhe të përgjegjshme për formimin e kabinetit të ri”, deklaroi Rumen Radev, duke pritur përfaqësuesit e gruput më të madh parlamentar – GERB – SDS.

Me përfaqësues të koalicionit GERB-SDS

Ne, si një parti e përgjegjshme, kemi deklaruar se jemi të detyruar si forca e parë politike të emërojmë një kabinet që do të jetë në gjendje të fillojë punën sa më shpejt të jetë e mundur, "tha kryetarja e grupit Desisllava Atanasova.

“Te ju janë të përqendruara shikimet e bullgarëve. GERB shprehën gatishmëri të formojnë qeveri, por përfaqësuesit popullorë do të vendosin a do të ndodhë këtë. Nëse qeveria e partisë GERB nuk pranohet, nëse prezantohet fare, përgjegjësia do të bjerë mbi ju. Roli juaj është përgjegjës, pritjet nga ju do të rriten”, theksoi Radev.

Përfaqësues të grupit parlamentar “Ka një popull të tillë” Toshko Jordanov, Viktorija Vasileva dhe Filip Stanev

Zëvendës kryetari i “Ka një popull të tillë” Toshko Jordanov tha pas konsultimeve te presidenti, se partia do të njoftojë se çfarë do të bëjë pasi do të marrë mandatin për formimin e qeverisë.

Do ta përkrahim qeverinë e forcës së dytë politike “Ka një popull të tillë” në qoftë se na kërkojnë për konsultime, deklaroi Kryetarja e Partisë Socialiste Bullgare /BSP/ Kornelija Ninova në konsultimet tek Presidenti.

Rumen Radev me përfaqësues të grupit parlamentar të BSP-s Kornelija Ninova, Kristijan Vigenin, Irena Atanasova, Atanas Zafirov, Hristo Prodanov

“Mendojmë se tani ka nevojë që të formohet një qeveri e qëndrueshme, duke pasur parasysh krizën sociale, ekonomike dhe shëndetësore”, vuri në dukje Ninova. Ajo shtoi se qeveria e “Ka një popull të tillë” do të përkrahet me 4 kushte – po të ndërmerren masa të ngutshme për përballimin e krizës ekonomike dhe shëndetësore, në qoftë se fillon një revizion i thellë i qeverisjes së GERB-it, po të përgatitet plani për rimëkëmbje dhe zhvillim dhe ndryshohet legjislacioni zgjedhor.

Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë /DPS/ ripohoi para Presidentit se është e gatshme ta përkrahë një kabinet të tri forcave të reja në Parlament - “Ka një popull të tillë”, “Bullgaria Demokratike” dhe “Ngrihu! Kriminelët jashtë!”. Presim që të paraqiten programet dhe prioritetet e kandidatëve për kryeministër dhe qeveri”, tha Karadajë.

Kreu i shtetit Rumen Radev u takua për konsultime me përfaqësues të grupit parlamentar të DPS-s. Në fotografi: Mustafa Karadajë, Jordan Conev, Ajmed Ahmedov
Ai saktësoi se ndër prioritetet e DPS janë lufta kundër krizës së koronavirusit, duke përfshirë masat sociale – ekonomike, vaksinimin e përshpejtuar dhe qëndrueshmërinë dhe përgatitjen e vendit për periudhën tjetër operative.

Qeverisje e qëndrueshme është e mundshme vetëm me mandat të “Ka një popull të tillë”. Këtë e theksoi kryetari i grupit parlamentar “Bullgaria Demokratike” Hristo Ivanov gjatë konsultimeve me presidentin Rumen Radev. Ai shtoi se partia e tij është gati për bisedime të përgjegjshme dhe konstruktive në se nga “Ka një popull të tillë” do ta kërkojnë.

Sipas tij, “Bullgaria Demokratike” nuk ka asnjë arsye të presë një mandat të mundshëm për të formuar qeveri, pasi është grupi i pestë parlamentar për nga madhësia. Ivanov beson se varianti për zgjedhje të parakohshme nuk duhet të hidhet poshtë.

Koalicioni “Ngrihu! Kriminelët jashtë!” do të mbështeste një qeveri me pjesëmarrjen e partive të protestës – “Ka një popull i tillë” dhe “Bullgaria Demokratike”, por jo një të tillë të propozuar nga partia GERB e Bojko Borisovit. Këtë e deklaroi gjatë konsultimeve me Presidentin bashkëkryetarja e grupit parlamentar Maja Manollova.

Sipas saj “njerëzit presin formimin e një kabineti të qëndrueshëm që do të qëndrojë prapa qytetarëve të zakonshëm, prapa biznesit bullgar dhe do të rivendosë besimin në institucionet bullgare”.

Koalicioni “Ngrihu! Kriminelët jashtë!” ishte formacioni i fundit parlamentar me të cilin Presidenti Rumen Radev zhvilloi konsultime.

Më 20 prill Kreu i shtetit është gati t’i dorëzojë mandat grupit më të madh parlamentar - GERB - SDS.

Foto: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Greqia mori këstin e katërt prej gati 1 miliard euro në kuadër të PRQ-së Komisioni Evropian i pagoi Greqisë këstin e katërt sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ) me vlerë 998.6 milionë euro. Këtë e raporton televizioni shtetëror..

botuar më 24-10-19 7.35.PD
Rumen Radev

Bullgaria duhet të rivendosë rolin e saj udhëheqës në Ballkan

Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..

rinovuar më 24-10-17 4.46.MD
Марчел Чолаку и Николае Чука

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..

botuar më 24-10-12 10.05.PD