Në lidhje me 200 vjetorin nga lindja e Georgi Rakovskit, ekspozita online në qytetin Ruse prezanton dokumente shumë pak të njohura për jetën dhe veprimtarinë e revolucionarit.
Administrata e rrethit në qytetin e Danubit specifikon se ekspozita, e vendosur në sajtin e saj, përfshin 8 dokumente dhe një pikturë nga fondet e Muzeut Regjional Historik dhe nga Arkivi i Shtetit në qytet.
Janë paraqitur dhe tre letra të Rakovskit, në njërën prej të cilave ai u bën thirrje bullgarëve të qëndrojnë të bashkuar në kundërshtimin e tyre ndaj Patrikanës së Kostandinopojës.
Mes 26 imazheve të prezantuara është dhe shpata e revolucionarit, e gjetur në Novo Sello rreth qytetit Ruse gjatë vitit 1955. Shpata ruhet në Muzeun Regjional Historik në qytetin Ruse.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Nataniela VasilevaAta që meritojnë kurorat e rënda të Mbretit dhe Mbretëreshës së letrave do të përcaktohen mes fëmijëve bullgarë në mbarë botën që do të marrin pjesë në edicionin e pestë të konkursit të leximit në gjuhën bullgare. Ai organizohet nga ekipi i Shkollës..
Një ekspozitë fotografike "Bosilegrad para dhe tani" u hap në Bastionin “Maria Terezia” në Timisoara. Iniciator i projektit është Aleksandër Dimitrov - kryeredaktor dhe kryetar i Shoqatës "GLAS" (zëri). Ai shoqërohej nga një nga fotografët, Vlladislav..
Në një ekspozitë të paharrueshme "Imagjinata është sistemi im i gjakut" në Galerinë e Arteve të qytetit të Sofjes, Piktori Emill Stojçevprezanton veprat e tij me rastin e 90-vjetorit të lindjes. Për më shumë se 30 vitet e fundit, ai e ndan kohën e tij..
“Enë”, “linjë prodhimi”, “proces prodhues” – kjo terminologji e përforcon kohën e të ashtuquajturve aplikues nga e kaluara jonë jo aq e largët. Por një..