Në lidhje me 200 vjetorin nga lindja e Georgi Rakovskit, ekspozita online në qytetin Ruse prezanton dokumente shumë pak të njohura për jetën dhe veprimtarinë e revolucionarit.
Administrata e rrethit në qytetin e Danubit specifikon se ekspozita, e vendosur në sajtin e saj, përfshin 8 dokumente dhe një pikturë nga fondet e Muzeut Regjional Historik dhe nga Arkivi i Shtetit në qytet.
Janë paraqitur dhe tre letra të Rakovskit, në njërën prej të cilave ai u bën thirrje bullgarëve të qëndrojnë të bashkuar në kundërshtimin e tyre ndaj Patrikanës së Kostandinopojës.
Mes 26 imazheve të prezantuara është dhe shpata e revolucionarit, e gjetur në Novo Sello rreth qytetit Ruse gjatë vitit 1955. Shpata ruhet në Muzeun Regjional Historik në qytetin Ruse.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Nataniela VasilevaEdicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..