Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës të shpallur nga OKB-ja /18 prill/, Radio Bullgaria ju prezanton monumentet kulturore bullgare, të regjistruar në listën e trashëgimisë botërore kulturore dhe natyrore të UNESKO-s. Ato janë 7 me numër:
Qyteti i vjetër Nesebër është i vendosur në një gadishull piktoresk të Detit të Zi. Mendohet se ai është një nga qytetet më të lashta të Evropës, i themeluar përpara 3200 vjetëve. Xhevahiri arkitektonik ruan muret e vjetra të fortesave nga epoka Romake dhe Mesjetare, kisha bizantine dhe kisha të vjetra bullgare, shtëpi të lashta nga shekujt 18 dhe 19, kurse nganjëherë është lavdëruar dhe me 40 kishat e veta.
Ajo daton nga çereku i parë i shekullit të 3 përpara lindjes së Krishtit. Zbukurimi dhe ornamentika e tij është në frymën e kulturës helenistike, por e thyer përmes vizioneve dhe besimeve të fisit trak geti. Kurse pjesa më emblematike është tavani i kamerës. Ai mbahet prej statujave të grave me duar të ngritura-kariatidi, fytyrat dhe flokët e të cilave akoma ruajnë mbeturinat e një zbukurimi me ngjyra.
Manastiri më i rëndësishëm në Bullgari është themeluar gjatë shekullit të 10 nga vetmitari Ivan Rillski. Gjatë sundimit osman (shekujt 15-19) bëhet një qendër e vetë-ruajtjes shpirtërore dhe letrare të kombit bullgar. Pas Çlirimit, jeta shpirtërore në manastir vazhdoi të lulëzojë kurse eshtrat dhe reliktet e paprishura të Shën Joan Rillskit dhe sot janë një burim qetësie dhe ngushëllimi dhe një ndihme qiellore për ata që u afrohen atyre me besim.
Në lartësi të ndryshme në shkëmbinjtë e kanionit të lumit Rusenski Lom kanë qenë të gdhendura një varg kishash të vogla shkëmbore, paraklise dhe dhomë të vogla të vetmitarëve. Gjatë shekujve 10-15 ata e kthejnë luginën në një qendër shpirtërore bullgare. Rajoni ka qenë dhe qendër e hezikastias në trojet tona. Kisha shkëmbore “Shën Mëria” nga shekulli i 13 është me mbishkrime dhe piktura unikale dhe pret mijëra turistë nga e gjithë bota.
Varreza trake në qytetin Kazanllëk
Ajo është një kryevepër e arkitekturës antike nga periudha e shekujve 4-3 përpara lindjes së Krishtit. Ky është monumenti i vetëm i ruajtur plotësisht i pikturës nga epoka e helenizmit të hershëm. Varreza është e pikturuar shumë bukur dhe në dhomën e saj paraqitet një skenë e festës së varrimit dhe të përcjelljes festive të sundimtarit trak të vdekur, të shoqëruar nga tre qerre garuese.
Kompozicioni skulpturor misterioz, i gdhendur në një shkëmb pranë qytetit të sotëm Shumen, është i vetmi për nga lloji i vet në të gjithë Evropën dhe është një pjesë nga rezervati arkeologjik Madara, i cili dëshmon për një veprimtari dhe aktivitet njerëzor nga viti 4000 përpara lindjes së Krishtit. Kalorësi është me luanin e shpuar në këmbë dhe qenin besnik që e ndjek nga pas, dhe është i gdhendur me një mjeshtëri të madhe. Kurse mbishkrimet e lashta greke rreth tij tregojnë për trimëritë e mëdha të tre hanëve bullgar.
Kisha në rrezet e malit Vitosha, është e pikturuar me 89 skena dhe kompozicione, të cilat përmbajnë 240 imazhe. Dhe deri më sot nuk dihet se kush është mjeshtri i talentuar i mbishkrimeve murale të pikturuara gjatë vitit 1259. Ato dallohen rrënjësisht nga figurat skolastike dhe të pajetë të pikturës bizantine dhe paraprijnë mbishkrimet murale të paraardhësit të Rilindjes Italiane Giotto di Bondone.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Më 14 shtator, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Lartësimin e Kryqit të Nderuar. Kjo është ndër dymbëdhjetë festat kryesore të krishtera. Në këtë ditë ne kremtojmë gjetjen e Kryqit të Shenjtë në të cilin u kryqëzua Jezu Krishti. Sipas librave të..
Pikërisht 100 vjet më parë, më 12 shtator 1924 filloi shenjtërimi i Tempullit Monument “Shën Aleksandër Nevski”, ndërtuar “në shenjë mirënjohjeje ndaj popullit rus për Çlirimin e Bullgarisë nga zgjedha osmane në vitin 1878”, me ide të politikanit..
Më 9 shtator mbushen 90 vjet nga fundi i Mbretërisë së Bullgarisë dhe vendosja e regjimit komunist në Bullgari. Në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, kur Ushtria Sovjetike shkoi në ofensivë pas Betejës së Stalingradit dhe arriti në Rumani në gusht të..
Më 24 nëntor, Kisha Ortodokse nderon Shën Katerinën, e cila ishte një nga gratë më të arsimuara të kohës së saj. Ajo jetoi në fund të shekullit III..
Në festën e Hyrjes së Nënës së Zotit në Tempull më 21 nëntor sipas Kalendarit Gregorian dhe Ditën e Kryeengjëjve Mihaill dhe Gavrijil sipas Kalendarit..