Fermerët duhet të jenë në zemër të reformës së parashikuar të politikës bujqësore, ku ata do të vazhdojnë të marrin një ndihmë financiare, por me kushte të barabarta dhe procedura të lehtësuara. Kjo është e parashtrirë në planet e ardhshme të Politikës së Përbashkët Bujqësore në Bashkimin Evropian. Në periudhën kalimtare dyvjeçare, bashkësia bujqësore mund të përfitojë nga mundësia të marrë pjesë gjatë përcaktimit të prioriteteve.
Fermerët bullgarë dëshirojnë që kjo politikë të jetë në përputhje rajonale me shtetin tonë, sepse i mendojnë si të pakrahasueshme kushtet, të cilat i kanë fermerët në Gjermani dhe këto për shembull në Bullgari. “Aty fermat janë të brezit të pastë e të gjashtë dhe tek ato çdo gjë është krijuar prej kohe, kurse tek ne po krijohet nga e para” - tha në një intervistë për BNR-Burgas Ilija Prodanov, kryetar i Bashkimit të Prodhuesve të Drithërave “Markeli”:
“Shqetësimi ynë më i madh është gjelbërimi, deri në çfarë mase do të ndikojë në prodhim. Të mos të ndodhë kështu që të na jetë më e leverdishme të jemi pa subvencione, sesa të kryejmë një politikë të gjelbër. Shqetësimi bazë është se dhe çfarë kërkesash do të na imponojnë. Nuk mund të spërkasim se afro gjysma e preparateve tanimë janë ndaluar. Nëse na vendosin kufizime shtesë, kjo akoma më tepër do të ulë rendimentet. Lemë 5% ugare, që nuk do të jetë e mjaftueshme, që të mund të marrim këto 5% pagime të gjelbra dhe del se me ekonomitë tona vështirë do të jemi të aftë për konkurrencë.”
Duhet të ketë një tranzicion të qetë, është kategorike Snezhana Bllagoeva, ministre fuqiplotë, e cila drejton sektorin “Bujqësi dhe peshkim” dhe Politikën e Përbashkët Bujqësore pranë përfaqësisë së përhershme të Bullgarisë në Bruksel. Sipas fjalëve të saj, për qeverinë bullgare është thelbësore për të mbështetur fermerët gjatë periudhës së tranzicionit, të cilët mund të shpresojnë tek burimet evropiane dhe kombëtare për të kapërcyer vështirësitë.
Deputeti evropian Asim Ademov, zëvendës kryetar i Komisionit mbi bujqësinë dhe zhvillimin e rajoneve fshatare (AGRI) e drejton vëmendjen tek nocioni i ri “fermer aktiv”, me të cilën u vihet fund biznes modeleve të mbrapshta të biznesit,përmes të cilave tërhiqen subvencione evropiane nga ana e individëve dhe kompanive të lidhura me ta /pa pasur asgjë të përbashkët me bujqësinë/. Është votuar dhe tavani i pagimeve deri më 100 mijë euro të një ekonomie, thotë Asim Ademov dhe shpjegon:
“Përkufizimi mbulon tre elemente - pragun minimal të veprimtarisë bujqësore nga e gjithë veprimtaria ekonomike e pronarit bujqësor, përgatitjen nga ana e shtetit-anëtar të listës negative të marrësve të pagimeve direkte dhe transparencën e personave juridik, nëse shoqëria, e cila merr pagimet është pjesë nga një fermë e madhe me aktivitete të ndryshme bujqësore.”
Ilija Prodanov e përshëndet këtë dhe saktëson se prodhuesit e drithërave nga shoqata e tij prej viteve kanë bërë thirrje për prezantimin e konceptit “Fermer aktiv”.
“Kjo është shumë e rëndësishme-firmat tradicionale, të cilat janë imponuar, të cilat kanë investuar në tokë, të cilën e përpunojnë, duhet të kenë njëfarë mbrojtje. “Fermer aktiv” na jep njëfarë mbrojtje se ne jemi firmat e vërteta.”
8 miliardë euro janë të parashikuara për Politikën e Përbashkët Bujqësore në Bashkimin Evropian në kuadrin e periudhës kalimtare dyvjeçare 2021-2022. Nga këto mjete mbi 880 milionë euro janë për Bullgarinë, ku 200 milionë euro janë mbi planin për shërim dhe rimëkëmbje nga Covid-19.
Autore: Stefka Bakërxhieva, BNR-Burgas
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..
Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..
Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..