Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Njerëzit ikin, por legjendat mbeten në fshatin Shishenci

Foto: arkiv

Fshati Shishenci i rrethit të Vidinit ndodhet në pikën më veriperëndimore të Bullgarisë, vetëm 5 km nga kufiri bullgaro-serb. Sipas të dhënave më të vjetra, ai është themeluar në shekullin e XIX-të nga Gjyshi Shishko nga Teteven, me të cilin janë vendosur familje të tëra të bashkëqytetarëve të tij nga Bullgaria Qendrore. Kështu, ai është bërë një nga vendbanimet më të mëdha në rajon, me gati 2000 banorë.


Në ditët e sotme në fshat kanë mbetur vetëm pesëdhjetë të rritur. Si rezultat i ngjarjeve rreth kolektivizimit në fillim të viteve 1950, dhe më vonë për shkak të mungesës së mundësive për punë, shumë prej banorëve u larguan nga fshati. Në mesin e shekullit të kaluar erdhi fama e tij ogurzeze për shpirtrat endacakë, legjendat e zanave dhe këngët e çuditshme të dasmës, të cilat deri më sot zgjojnë imagjinatën e kërkuesve të misterit të të gjitha brezave. Që atëherë janë edhe legjendat për mbledhje zanash dhe fshati kryeson listën e vendeve më misterioze në Bullgari. Shumë artikuj janë shkruar në një përpjekje për të zbuluar fenomenet paranormale rreth Shishenci. Ka po aq video të xhiruara, madje edhe filma të realizuar. Historitë e fantazmave nga e kaluara që enden rrugëve të fshatit të shkretë gjatë natës sjellin gjithashtu shumë turistë që duan të sigurohen se ato janë të vërteta. Ish sekretarja e vatrës kulturore Narcisa Nedjallkova tregoi para Katja Borisovës nga BNR Vidin për gjërat e pabesueshme që po ndodhin atje:

“Përveç zanave, dëgjohet edhe muzikë dhe askush nuk mund të thotë nga vjen. Kjo tregohet në filmin e fundit të xhiruar për Shishenci - "Të humbur në Bullgari". Por çfarë është ajo që po ndodh te ne, askush nuk mund të na thotë, mund të jenë qenie jashtëtokësore. Edhe në momentin e tanishëm po dëgjojmë muzikë dhe zhurmë dasmash, ndërsa gjatë pushimeve tingujt bëhen më të shpeshtë. Tani, kur avionët kalojnë mbi fshat, ato dëgjohen më rrallë ".

Gjëja e trishtueshme është se pas më pak se njëzet vjetësh, vetë Shishenci ndoshta do të bëhet një fshat fantazmë.

Ka pak të ngjarë që legjendat dhe traditat shekullore të ruajnë një fshat si ai. Qetësia dhe natyra nuk janë të mjaftueshme për të sjellë të rinjtë përsëri në vendbanimet afër kufirit dhe për të ringjallur jetën në to.

"Këtu ka qenë shumë bukur, fëmijët nga tre fshatra fqinje kanë ardhur për të studiuar, por rreth 50 vjet më parë - kujton nënkryetarja e bashkisë së fshatit Hristina Kallçeva. "Tani shkolla është shkatërruar". Asgjë nuk mund të ndërtohet, nuk ka njerëz. Të gjithë banorët e mbetur janë në pension, nga mosha 65 vjeç e lart, kryesisht të moshës 80-90 vjeç. Janë vetëm tre ose katër njerëz që punojnë. Këtu kemi një konvikt në shkollë dhe mendova se mund të shndërrohej në një azil. Por nuk ka njerëz të cilët të punojnë dhe të kujdesen për të akomoduarit. Të rinjtë nuk shfaqin interes ndaj fshatit dhe pasi të moshuarit ndahen nga jeta, fshati do të zhduket. Do të ishte mirë që shteti të kontribuonte diçka në këtë zonë kufitare. Nuk ka asgjë që mund të bëjmë vetë. Megjithatë shpresojmë shumë që një ditë fshati të rinovohet. Jeta këtu është shumë e qetë. Natyra është në gjendje të shkëlqyeshme, por nuk ka asnjë mënyrë për të zhvilluar turizmin sepse nuk ka njerëz.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zgjedhjet përfunduan, në pritje të zgjedhjeve të tjera!

Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..

botuar më 24-10-29 7.30.PD

Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes kanë lindur në Bullgari këtë vit

Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes ( Aquila heliaca ) - gjithsej 48 zogj të vegjël të specieve të rrezikuara - kanë lindur në Bullgari këtë vit. Ky është numri më i lartë i shpendëve të lindur të regjistruar nga Shoqata Bullgare..

botuar më 24-10-28 6.23.MD
Angell Kurtellov

Në moshën 89-vjeçare, Angell Kurtellov, trashëgimtar i vëllezërve Milladinovi, votoi në Ohër

Dita e zgjedhjeve në kryeqytetin maqedonas Shkup kalon normalisht, pa radhë në qendrën e votimit. Rreth 50 persona kanë votuar deri në mesditë dhe pritet që deri në mbylljen e saj të jenë më shumë se 100. Në krahasim me votimin në qershor,..

botuar më 24-10-27 7.05.MD