Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Hristo Ivanov: Partitë e protestës po fillojmë konsultime për kabinetin e ri

Hristo Ivanov
Foto: BGNES

Bashkëkryetari i “Bullgarisë Demokratike” Hristo Ivanov deklaroi se pret që të fillojnë konsultime politike për formimin e qeverisë së re mes partive të protestës kundër pushtetit të deritanishëm.

“Është me rëndësi që të bëjmë një përpjekje të ndërgjegjshme politike për të emëruar një kabinet me një program të qartë. Nëse kjo rezulton e pamundur, zgjedhjet janë një mënyrë e natyrshme për të dalë nga “rruga qorre”, "tha Hristo Ivanov. Ai ishte kategorik se “Bullgaria Demokratike” nuk do të mbështeste kandidaturën e Daniell Mitov për kryeministër, të propozuar nga partia GERB.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Është përgatitur vendimi për anëtarësimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen

Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Në draft-dokument thuhet se nga 1 janari 2025 hiqen kontrollet në kufijtë e brendshëm tokësorë me..

botuar më 24-11-26 6.23.MD

Gjykata pranoi për shqyrtim kërkesat për anulimin e zgjedhjeve parlamentare

Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga PP-DB, Vëzrazhdane, ITN, BSP dhe Veliçie. Do të duhet të kryhet një rinumërim i votave me makinë dhe në..

botuar më 24-11-26 5.37.MD

Në Aeroportin e Sofjes hapën parkingje të reja me mundësi të karikimit të makinave elektrike

Në Aeroportin e Sofjes u hapën sot parkingje të reja me mbi 1000 vende parkimi, duke përfshirë zona të posaçme për personat me lëvizshmëri të reduktuar dhe stacione karikimi për makinat elektrike. Parkimet e makinave ndahen në parkim afatshkurtër dhe..

botuar më 24-11-26 3.51.MD