Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

200 vjet nga lindja e gjeniut të revolucionit bullgar Georgi Rakovski

Foto: arkiv

14 prilli është data e lindjes së rilindësit, revolucionarit dhe ideologut të parë të luftës për çlirimin e Bullgarisë Georgi Stojkov Rakovski – një personalitet i madh, i cili ka arritur të gërshetojë luftën për pavarësinë kishtare dhe kombëtare, për arsimin dhe letërsinë kombëtare. "Rakovski është një figurë jashtëzakonisht e madhe në epokën pas Krimesë. Shpirt impulsiv, natyrë me vullnet të fortë, patriot fanatik, ai ka pasur një jetë të trazuar, përkushtuar idealit - Lirisë së Bullgarisë "- shkroi Mihaill Arnaudov, studiuesi më i madh i veprës dhe krijimtarisë së Rakovskit.

Georgi Rakovski është autor i poemës së parë revolucionare "Udhëtari i pyllit", botuar në 1857, në të cilën lufta e kaçakëve është paraqitur si një fenomen në jetën historike të popullit tonë. Një vit më vonë Rakovski krijoi "Planin e Parë për Çlirimin e Bullgarisë", ndërsa dy vjet më herët themeloi edhe gazetën "Dunavski Lebed" /"Mjellma e Danubit"/, e cila vuri fillimin e shtypit revolucionar bullgar.

Georgi Rakovski themeloi Legjionin e Parë Bullgar /1862/ - një njësi ushtarake prej rreth 600 të rinjsh bullgarë, disa prej tyre studentë në atë kohë në Odes, Vjenë dhe Beograd.legjionin merrnin pjesë vojvodët, ish kaçakë dhe organizatorë të ardhshëm të revolucionit kombëtar, duke përfshirë Vasill Levski, Stefan Karaxha, Ivan Kërshovski, Iljo Markov dhe të tjerë.Georgi Rakovski mbetet në kujtesën e bullgarit me thirrjen e tij për një kryengritje nga 1 gushti 1862.Në të ai shkruan: “Askush të mos presë që të tjerët ta lirojnë.Liria jonë varet nga ne.”

Me veprën dhe mendimet e tij për të ardhmen e popullit dhe atdheut Georgi Rakovski është simbol i patriotizmit dhe iluminizmit në Bullgarinë e sotme. Nuk është e rastit se shumë shkolla bullgare në vend dhe në të gjithë botën mbajnë emrin e tij.

Përpiloi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Silsila Mahbub

Silsila Mahbub: "Qëndrimi ndaj refugjatëve të Lindjes së Mesme duhet të ndryshojë"

Jeta e miliona njerëzve në mbarë botën, të cilët jetojnë në një sërë sfidash jetësore - luftë, uri, varfëri, duket e pakuptueshme për botën perëndimore, pjesë e së cilës janë Evropa dhe Bullgaria. Kjo është arsyeja se pse ne i pranojmë historitë e fateve..

botuar më 24-03-05 5.10.MD

Nënkryetari i një bashkie shqiptare kërkon një jetë më të mirë për bullgarët në Shqipëri

Agron Nuredinaj prej disa muajsh është pjesë e administratës së re bashkiake të qytetit të Kukësit në veri të Shqipërisë. Qendra bashkiake është përgjegjëse edhe për fshatrat në rajonin e Gorës, ku një popullsi me origjinë bullgare dhe me vetëdije..

botuar më 24-02-03 7.30.PD
Çavdar Arnaudov

Çavdar Arnaudov: Në Radio Bullgaria, pata fatin të punoja me përkthyesit më të mirë nga dhe në frëngjisht

Radio Bullgaria në formën e saj origjinale u shfaq një vit e një muaj pas krijimit të Radios Bullgare, në atë kohë Radio Sofja. Radio Bullgaria që në fillimet e saj paraqet një imazh të ndryshëm dhe autentik të vendit tonë dhe në këtë rol të rëndësishëm..

botuar më 24-01-25 7.30.PD