Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

200 vjet nga lindja e gjeniut të revolucionit bullgar Georgi Rakovski

Foto: arkiv

14 prilli është data e lindjes së rilindësit, revolucionarit dhe ideologut të parë të luftës për çlirimin e Bullgarisë Georgi Stojkov Rakovski – një personalitet i madh, i cili ka arritur të gërshetojë luftën për pavarësinë kishtare dhe kombëtare, për arsimin dhe letërsinë kombëtare. "Rakovski është një figurë jashtëzakonisht e madhe në epokën pas Krimesë. Shpirt impulsiv, natyrë me vullnet të fortë, patriot fanatik, ai ka pasur një jetë të trazuar, përkushtuar idealit - Lirisë së Bullgarisë "- shkroi Mihaill Arnaudov, studiuesi më i madh i veprës dhe krijimtarisë së Rakovskit.

Georgi Rakovski është autor i poemës së parë revolucionare "Udhëtari i pyllit", botuar në 1857, në të cilën lufta e kaçakëve është paraqitur si një fenomen në jetën historike të popullit tonë. Një vit më vonë Rakovski krijoi "Planin e Parë për Çlirimin e Bullgarisë", ndërsa dy vjet më herët themeloi edhe gazetën "Dunavski Lebed" /"Mjellma e Danubit"/, e cila vuri fillimin e shtypit revolucionar bullgar.

Georgi Rakovski themeloi Legjionin e Parë Bullgar /1862/ - një njësi ushtarake prej rreth 600 të rinjsh bullgarë, disa prej tyre studentë në atë kohë në Odes, Vjenë dhe Beograd.legjionin merrnin pjesë vojvodët, ish kaçakë dhe organizatorë të ardhshëm të revolucionit kombëtar, duke përfshirë Vasill Levski, Stefan Karaxha, Ivan Kërshovski, Iljo Markov dhe të tjerë.Georgi Rakovski mbetet në kujtesën e bullgarit me thirrjen e tij për një kryengritje nga 1 gushti 1862.Në të ai shkruan: “Askush të mos presë që të tjerët ta lirojnë.Liria jonë varet nga ne.”

Me veprën dhe mendimet e tij për të ardhmen e popullit dhe atdheut Georgi Rakovski është simbol i patriotizmit dhe iluminizmit në Bullgarinë e sotme. Nuk është e rastit se shumë shkolla bullgare në vend dhe në të gjithë botën mbajnë emrin e tij.

Përpiloi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuçi Grozdani–mësuesi nga Pogradeci

Qyteti shqiptar i Pogradecit, i vendosur në bregun jugperëndimor të liqenit të Ohrit, është një vend ku jetojnë dhe punojnë shumë qytetarë shqiptarë me origjinë bullgare. Qyteti është qendra e bashkisë me të njëjtin emër në qarkun e Korçës, në..

botuar më 24-04-21 11.00.PD

Sindi Nikollofski – një shqiptare me rrënjë bullgare e cila jeton në Sofje

Bullgarët në Shqipëri janë njohur si pakicë kombëtare në vitin 2017, por nuk kemi të dhëna zyrtare për numrin e tyre, pasi ende nuk janë publikuar të dhënat përfundimtare nga regjistrimi i popullsisë së vitit të kaluar. Jo pak shqiptarë me vetëdije..

botuar më 24-04-16 7.35.PD

Udhëtarja Izabella Shopova bëri kos në kushte të përafërta me ato të Hapësirës

Vështirë se ekziston një djalë që nuk ka dashur të bëhet astronaut. Edhe pse më rrallë, të tilla aspirata kanë edhe vajzat. Mes tyre është udhëtarja Izabella Shopova, heroi më i madh i së cilës në fëmijëri ishte Yuri Gagarin. Ajo i përshkruan udhëtimet e..

botuar më 24-04-11 7.30.PD