Gratë e vaksinuara me dozën e parë të vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit në vendin tonë numërojnë gati 47 mijë, ndërsa numri i përgjithshëm i atyre të imunizuar me preparatin e Oksfordit është rreth 238 000, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë për BGNES.
Ndërkohë, Shtabi Kombëtar i Vaksinimit vendosi që vaksina të përdoret me kujdes për gratë nën 60 vjeç dhe të mos përdoret në rast rreziku nga tromboza.
Këshillat e ekspertëve do të duhet t'u përgjigjen dy pyetjeve shumë të rëndësishme - çfarë do të jetë procedura për njerëzit që janë vaksinuar me dozën e parë dhe si të veprohet sa u përket njerëzve që duan të vaksinohen me AstraZeneca, komentoi dje Ministri i Shëndetësisë prof. Kostadin Angellov, i cili nuk përjashtoi mundësinë që vaksina të tërhiqet për shkak të mungesës së interesit.
Presidenti Rumen Radev, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Vietnam, mbajti një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme me rastin e 75 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Kreu i..
“Për ne, Bojko Borisov si kryeministër i Bullgarisë është një propozim absolutisht i papranueshëm, ne nuk do të marrim pjesë në tregti për poste. Kështu iu përgjig “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB) propozimit të liderit të..
Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Në orët e mëngjesit do të mbajë mot me mjegull ose me vranësira të pjesshme vende-vende në ultësira, gropa dhe përreth pellgjeve ujorë. Temperaturat minimale do të jenë..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga..
Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen...