Dhoma e Turizmit në Varna i bëri thirrje qeverisë të marrë masa urgjente për të shpëtuar sektorin e turizmit në prag të festave të Pashkëve. Sipas kryetarit të dhomës, Ilin Dimitrov, rreth 30 000 njerëz nga menaxhimi i turizmit duhet të vaksinohen urgjentisht, njoftoi BNR Varna.
"Vendet përreth nesh janë shumë aktive. Grekët kanë rënë dakord për kushte preferenciale me Izraelin, Britaninë, Rumaninë. Turqit kanë bërë të njëjtën gjë. Ata reklamohen dhe deklarojnë qartë se janë të gatshëm të mirëpresin mysafirët. Që nga data 15 prill në Turqi dhe Greqi do të fillojë vaksinim në masë i punonjësve në turizëm. Bullgaria duhet të bëjë të njëjtën gjë, " bëri të ditur Dhoma Turistike e Varnës.Pushimet mund të jenë të paharrueshme jo vetëm buzë detit, ose në mal, por edhe me një shëtitje në plazhet e egra të Danubit. Secili nga qytetet përgjatë brigjeve të lumit të madh na jep mundësi që të shtrijmë një ombrellë dhe të shkelim në rërat..
"Bullgaria - magnetike dhe e bukur" - me këtë titull, blogerët bullgarë të udhëtimit prezantojnë disa nga vendet më magnetike në vendin tonë. Ekspozita me fotografi unike të realizuara nga udhëtarët mund të shihet në hyrjen e Kopshtit Detar në Varna..
Turizmi rural po bëhet një formë e preferuar rekreacioni, veçanërisht ndër familjet dhe të rinjtë që zgjedhin një mënyrë jetese miqësore me mjedisin dhe duan të minimizojnë gjurmën e tyre të karbonit. Dhe nëse disa vite më parë një pushim në fshat..