Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Krivo Sadovsko” në stilin e Svishtovit nga Holanda

Foto: ludmilkrumov

Muzika duhet të pasqyrojë jetën, që të mund të jetë e vërtetë dhe e çiltër, të mund të tregojë dhe të prekë - është i bindur Ljudmill Krumov.

Si pjesa më e madhe e muzikantëve, pavarësisht nga bllokimi, ai vazhdon të punojë dhe të komunikojë me botën  përmes artit të tij të dashur. Projekti i tij i fundit quhet “Krivo Sadovsko në Svishtov” dhe është për big bend, orkestër të dhomës, orkestër popullore dhe solistë. Vështirë mund ta përfytyrojmë këtë, por pjesa tanimë është incizuar, kurse muzikantët ( dhe vendet, në të cilat janë bërë incizimet) gjenden në Holandë, Bullgari, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera. Interpretuesit janë përgjithësisht 15 ( nga të paktën 5 kombësi), ku secili ka incizuar nga disa pjesë. Ky variant origjinal i valles së njohur dhe të dashur bullgare gërsheton stile, histori, kohëra dhe kultura të ndryshme. Pamjet emocionale mbeten për një kohë të gjatë në vetëdijen e dëgjuesit, kurse vendimet muzikore bëjnë përshtypje me shpikjen dhe modestinë e vet. Çdo gjë filloi kështu:  

“Një shok nga Bullgaria, Galin Nenov - Killa Bee (beatbox), propozoi të bëjmë diçka bashkë. Vallen “Krivo Sadovsko”- të cilën e dimë nga Petko Radevi, mu duk e përshtatshme - tregon Ljudmill. Filluam të korrespondojmë në internet. Në një moment incizova tambura, kitarë , bas dhe vendosa që ta kthejë në një pjesë, aranzhimi i së cilës të mund të bashkojë disa vija të ndryshme. Nga njëra anë është rruga, të cilën e kam kaluar në zhvillimin tim muzikor - unë merrem me xhaz, por gjatë viteve të fundit mësoj muzikën tonë popullore, kurse në një moshë më të herët kam luajtur valle popullore në një ansambël të valleve.

Mbaj mend euforinë nga vallja, mbaj mend kohën në të cilën ansamblet popullore kishin një vend të madh në jetën tonë. Big bendi, të cilin e përfshiva, simbolizon xhazin dhe ndikimet, të cilat kanë hyrë në fund të viteve 80 të shekullit të kaluar. Në vepër ka një pjesë, e cila është shumë lirike, në të tingëllojnë orkestër harqesh, oboe, klarinetë dhe bas klarinetë, korno. I është përkushtuar klarinetistit profesor Petko Radev - një muzikant i njohur klasik, ai vite të gjata ka qenë solist në Scala di Milano. Në të njëjtën kohë kontributi i tij për muzikën popullore është shumë i madh - për sa i përket stilit, nxjerrjes së zërit. Incizon dhe popullarizon “Krivo Sadovsko” gjatë viteve 70 të shekullit të kaluar dhe pjesa më e madhe prej nesh e dinë këtë valle nga interpretimet e tij. Kështu historia e tij “u gërshetua” në historinë time. Kurse beatboxi është simboli i së resë, i njerëzve të rinj, të cilët kërkojnë një mënyrë të ndryshme të shprehin veten e vet.” 

Ljudmill e vazhdon rolin lidhës të muzikës dhe në zgjedhjen e muzikantëve - bullgarë, të cilët jetojnë jashtë shtetit dhe në Bullgari, si dhe miq nga skajet e ndryshme nëpër botë.  

“Saksofonat nga big bendi, si dhe pjesën e klarinetit i incizoi Konstantin Iliev, i cili jeton në Hagë. Bashkëshortja e tij Irma Cort  incizoi pjesën me oboe . Ajo luajti gjithçka në mënyrë perfektë, jam i mahnitur nga profesionalizmi i saj.  Trombonet i incizoi Pevell Shterbakov nga Rusia, një instrumentist shumë i mirë. Raya Hadzhieva - një bullgare, e cila ka përfunduar arsimin e vet të lartë në Amsterdam, ku jeton, incizoi dhe regjistroi të gjitha trumbetat. Alex Simu nga Rumania, një interpretues i shkëlqyer dhe kompozitor i muzikës për filma do të dëgjoni në bas klarinetë, u formua një gjë tepër e bukur.  

Në sajë të Organizatës Bullgare Arsimore dhe Kulturore në Los Anxhelos u lidha dhe me muzikantë bullgarë, të cilët janë në Amerikë. Violinisti i njohur Moni Simeonov incizoi pjesët për violinë, Irina Çirkova – ato të violonçelit. Në këtë aventurë interkontinentale u përfshi dhe violinisti rumun George Dumitrio. Kuptohet nuk mundet pa Peyo Peevin - gëdullkë, Zhivko Vasilev - fyell.”

Pjesa do të jetë gati së shpejti, por për Radio Bullgarinë autori prezantoi paraprakisht dy fragmente të shkurtra nga seksione të ndryshme. Ato japin një përfytyrim për ritmet dhe gjendjet shpirtërore, si dhe për nderimin e thellë ndaj kulturës sonë tradicionale.

Përgatiti në Shqip: Nataniela Vasileva

Foto: ludmilkrumov



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Diçka më e mirë"

Muzikantët nga DEEP ZONE Project na ofrojnë përsëri një kombinim të tingullit të klubit me atë të folklorit bullgar në këngën e tyre "Diçka më e mirë", këtë herë së bashku me Bisera dhe Lidija. Kur Dian Savov, i njohur si DJ Dian Solo, i kërkoi dy..

botuar më 24-09-24 6.15.PD

Kënga më e re e Projektit “Artistë që këndojnë”

Projekti “Artistë që këndojnë” i producentit Igor Markovski tashmë ka këngën e tij të 41-të me titullin “E di prej kohësh”. Ajo është një duet lirik i këngëtares Maja Jordanova dhe kompozitorit Momçill Kolev, i cili krijoi muzikën. Aranzhimin e bëri..

botuar më 24-09-23 6.55.PD
Tedi Ruseva

"Vetëm deti"

Në ditët e fundit të verës, Tedi Ruseva me emrin artistik Tiara prezanton këngën e saj të re “Vetëm deti”. Me të, aktorja, karriera muzikore e së cilës filloi vetëm katër vjet më parë, përmbushi ëndrrën e saj të dashur - të marrë pjesë në konkursin..

botuar më 24-09-20 2.35.MD