Të vaksinuarit me Astra Zeneca duhet të vazhdojnë me dozën e dytë të së njëjtës vaksinë, përveç nëse kanë komplikime me të parën. Këtë e rekomandoi para Radios së Plovdivit Prof. Mariana Murxheva, rektorja e Universitetit Mjekësor në qytet dhe anëtare e Shtabit Kombëtar të Vaksinimit. Ajo vuri në dukje se tromboza si një manifestim klinik është i njohur mirë - për shembull te vaksina kundër ebola. Deri më tani, Agjencia Evropiane e Barnave nuk ka raportuar ndonjë rast tromboze pas dozës së dytë të vaksinës Astra Zeneca, shtoi Prof. Murxheva. Ajo shpjegoi se rekomandohej që doza e dytë e Astra Zeneca të jepet ndërmjet javës së 4-të dhe 11-të pas dozës së parë. Në praktikë, në vendin tonë vaksinat e para me dozën e dytë të Astra Zeneca duhet të bëhen pas 16 prillit. Njerëzit që morën dozën e parë të Astra Zeneca duhet të presin deri në fund të muajit, rekomandoi Prof. Murxheva.
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9 lloje të materialeve higjienike. Programi europian zbaton edhe operacionin “Dreka e nxehtë”,..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në..