“Po llogarisim hapat e para nga fundi i valës së tretë të Covid-19 me tendenca shumë të brishta të uljes së vdekshmërisë”, deklaroi në brifingun e rregullt të autoriteteve shëndetësore profesori Kostadin Angjellov, ministër i shëndetësisë. Përqindja e testeve pozitive ra me 3% për ditë, kurse të shëruarit po afrojnë numrin e rasteve pozitive.
Në asnjë zonë nuk ka më shumë se një mijë raste të koronavirusit për 100 000 njerëz.
Vendi ynë në këtë moment zë vendin e nëntë në Bashkimin Evropian për nga sëmundshmëria me 635 veta në 100 mijë dhe vendin e dytë për nga vdekshmëria, njoftoi inspektori i përgjithshëm shëndetësor shtetëror docent Angjell Kunçev. Zonat me më shumë të sëmurë me Covid-19 janë Sofja, Varna, Pernik dhe Burgas, kurse me më pak – Razgrad, Vidin, Kërxhali dhe Tërgovishte. Sipas inspektorit, sipas treguesve: numrit të testeve pozitive, të sëmurëve dhe të vdekurve, të dhënat janë më të ulëta në krahasim me valën e dytë të infeksionit.
Shefi i Shtabit Operativ Kombëtar gjenerali Vencisllav Mutafçijski tha se, tendenca tek të vdekurit akoma është në rritje - 23 në 100 mijë veta, derisa tek të sëmurët po vihet re një ulje e brishtë - 0,5% në krahasim me javën e kaluar. Në spitalet 74% nga shtretërit për pacientë pa ndërlikime janë të zëna ndërsa në repartet intensive 64%.
Nga data 12 prill në mënyrë të pjesshme rivendoset trajnimi pjesëmarrës në shkollë, njoftoi ministri i arsimit Krasimir Vëllçev. Nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e katër kthehen në shkollë, si dhe klasat e 7,8 dhe 10, të cilët do të këmbehen mbi parimin e rotacionit me klasat më të mëdha. Sipas ministrit situata në arsim është e mirë - dy herë më pak janë nxënësit dhe mësuesit të sëmurë dhe të infektuar në sajë të vaksinimit dhe të trajnimit të pjesshëm ballë për ballë. Aktualisht rreth 500 mësues dhe nëpunës jo pedagogjik janë me koronavirus.
Ministri i shëndetësisë u rekomandoi të vaksinuarve me dozën e parë të preparatit të “Astra Zenekës” të mos frikësohen, meqenëse kanë kaluar më shumë se dy javë - kohë , në të cilën ndërlikimet jashtëzakonisht të rralla shfaqen. Sipas Agjencisë Evropiane të Barnave ka një lidhje të supozuar midis këtyre reagimeve dhe vaksinës së Oksfordit. Prandaj dhe mjekët duhet t’u kushtojnë një vëmendje më të madhe pacientëve me gulçim, me dhimbje në gjoks, me një fryrje të gjymtyrëve të poshtme dhe me probleme në të parin, tha akoma profesori Kostadin Angjellov.
Autore: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..