Një çerek shekull në skenë shënon dyshja për piano (dhe në jetë) Aglika Genova dhe Liuben Dimitrov (Genova & Dimitrov). Të njohur nëpër të gjithë botën me aktivitetet e tyre të koncerteve, mësimdhënies dhe incizimit, ata sikurse kanë çdo gjë - çmime prestigjoze, suksese serioze, njohje.
Padyshim që ata gjithashtu kanë një frymë të pamëshirshme kërkimore, sepse janë zbulues të vërtetë të thesareve muzikorе, të cilat ata me një gëzim të pa fshehur dhe emocion e ndajnë me publikun e vet. Pas edicionit integral të punimeve të Rachmaninoff për dy piano dhe katër duar, do të ketë dhe një album të ri, kushtuar krijimtarisë së Amy Beach.
“Që të dyja disqet janë të lidhura me jubileun tonë-tregon Liuben. Si një tingëllim paraprak i kambanave u paraqit albumi me krijimet e Rachmaninoff - një kompozitor jashtëzakonisht i njohur. Nga ana tjetër - incizuam krijime të Amy Beach (1867-1944), e cila ka jetuar në të njëjtën kohë, por e cila ka mbetur pothuajse e panjohur, sepse ka qenë një grua-kompozitore.
Më lejoni t'ju kujtoj se në historinë e Shteteve të Bashkuara Simfonia e saj Gallic është simfonia e parë e ngjashme e krijuar prej një gruaje, dhe ky nuk është kontributi i saj i vetëm. Pas vdekjes së bashkëshortit të saj Amy Beach fillon të zhvillojë koncerte nëpër botë, talenti i saj thjesht “lulëzon”. Me krijimtarinë e saj u njohëm gjatë vitit 1997, si konkurruese ( kurse pas kësaj si fituese) në Dranoff International Two Piano Competition. Kur u bëmë drejtorë artistikë të konkursit, përfshimë krijime të kompozitores në zgjedhjen e repertorit të pjesëmarrësve. Dhe për gëzimin tonë shumë interpretues të rinj kthehen drejt kësaj muzike.
Mes krijimeve në albumin e ardhshëm, janë “Variacione mbi tema ballkanike” Variations on a Balkan Themes, në të cilat Amy Beach ka përdorur dhe këngë folklorike bullgare. Si kanë arritur deri tek ajo këto intonacione?
“Ka komunikuar me njerëz të shumtë të artit, më në veçanti kur fillon të merret me koncerte në mënyrë aktive - tregon Aglika. Ndërmerr udhëtime në vende të shumta, ka vizituar dhe regjionin ballkanik. Për ne qe një çudi kur lexuam se mes opuseve të saj përmbahet një krijim i tillë. Asnjëherë nuk e kemi menduar se do të kemi shansin ta incizojmë. Krijimi është i shkëlqyer.
Incizimet e dy prej pjesëve janë dhe një premierë botërore. Ja sesi interpretuesit kanë marrë dhe materialin e notave për ta:
“Ky po kështu qe një moment interesant - Biblioteka e njohur e Kongresit të Shteteve të Bashkuara The Library of Congress nxori nga lista e dokumenteve arkivore sekrete posaçërisht për këto incizime me lutje të Women's Philharmonic Advocacy, të bazuar në Boston. Morëm kopje të “Variacioneve me temë ballkanike”(një version prej autori për dy piano) dhe “Tre pjesë për katër duar” - sqaron Liuben kurse Aglika shton se krijimet do të përhapen në tregun muzikor nën redaktimin e tyre. Dy pjesët e tjera në projektin e ri janë “Suitë për dy piano” dhe “Ëndrra verore”. Dihet nga të gjithë se që të mund të jesh një interpretues i parë është një liri, por dhe një përgjegjësi. Në vend të parë ne e ndiejmë përgjegjësinë, dhe jo lirinë - kur dalin vlerësimet, nuk kërkojmë fjalët për interpretimin tonë, por për muzikën të cilën ne e kemi interpretuar. Mundohemi që qartazi “Të përkrahim dhe të mbrojmë kompozitorët” si dhe krijimet përmes interpretimit tonë “.
Kështu është dhe tek incizimet e reja, të cilat të dy nuk kanë durim që t’i interpretojnë drejtpërsëdrejti.
“Ky është një thesar, i cili ka mbetur i fshehur për një periudhë të gjatë kohe - vazhdon Aglika. Në këto kohëra të pasigurta, kur shumë njerëz i drejtojnë vetes pyetje lidhur me kuptimin e jetës, ne rikujtojmë për krijimet të cilat i kemi rikthyer drejt jetës skenike dhe kjo u jep kuptim të gjitha vështirësive të kaluara. Bëhet fjalë jo vetëm për muzikën eAmy Beach, por dhe të Panço Vlladigjerovit, Rachmaninoff. Për mua pa muzikën klasike bota është e pamenduar, nuk ka një art tjetër, i cili të spastrojë dhe të harmonizojë kështu shpirtin”.
Autore: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20...
Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..
Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe..