“Si ngjarje dhe tendenca kryesore të këtyre zgjedhjeve mund të veçojmë në radhë të parë shuplakën që votuesit bullgarë u bënë formacioneve nacionaliste të ekstremit të djathtë. Asnjë nga partitë që shprehin ambicie shoviniste nacionaliste nuk pritet të hyjë në Parlamentin e ardhshëm” – kështu gazetari Georgi Koritarov komentoi rezultatet e para të zgjedhjeve parlamentare në vend.
Sot gazetari i njohur vdiq papritmas në moshën 61 vjeç. Ai filloi karrierën e vet të gazetarit në gazetën e parë të ndryshimeve demokratike “Demokracia” në vitin 1990. Që nga viti 1992 filloi punë në radion “Evropa e Lirë”, ku së pari ishte reporter politik, kurse më vonë u bë drejtues i programeve. Ka punuar gjithashtu në televizionet private bullgare, si televizioni “Nova” dhe “Evropa”.
Georgi Koritarov zotëronte shumë gjuhë. Përdorte edhe gjuhën shqipe.
U prehtë në paqe!
Casa Bulgara ose Shtëpia Bullgare zë një vend kryesor në guidat e kuzhinës në São Paulo - qyteti më i madh në Brazil me mbi 12 milionë banorë. Mëngjesorja ka gati gjysmë shekulli që ndodhet në të njëjtën adresë dhe është në pronësi të 75-vjeçares..
Ichak Finci ka lindur më 25 prill, pjesë e të ashtuquajturit “brezi i artë” i aktorëve bullgarë. Për udhëtimin e tij 91-vjeçar në tokë, Icko Finci le gjurmë të dallueshme në jetën teatrale, filmike dhe kulturore bullgare. Ai ka lindur në Sofje,..
Qyteti shqiptar i Pogradecit, i vendosur në bregun jugperëndimor të liqenit të Ohrit, është një vend ku jetojnë dhe punojnë shumë qytetarë shqiptarë me origjinë bullgare. Qyteti është qendra e bashkisë me të njëjtin emër në qarkun e Korçës, në..