Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pengjet ekonomike të partive në Parlamentin e ardhshëm

Doc. Grigor Sarijski: Ka nevojë për revizion të qeverisjes së vjetër

Foto: BGNES

Me votën e tyre të fundit bullgarët treguan qartë se duan një ndryshim rrënjësor në qeveri. Për gati një vit ata demonstruan në sheshe qëllimin e tyre për t'u dhënë fund tendencave aktuale politike të cilat e mbështesin statukuon për dekada. Sidoqoftë, askush nuk priste që showmani Slavi Trifonov të bëhej një forcë e dytë politike. Votuesit e tij sikurse i qëlluan me shuplakë të gjithë lojtarët e mëparshëm në skenën politike në Bullgari. Në të njëjtën kohë, konfigurimi i ri parlamentar shtron shumë pikëpyetje, më së shumti se si do të vendoset ekuilibri midis rënies së të ardhurave dhe rritjes së shpenzimeve buxhetore. 

“Akulli u ça shumë kohë më parë – vuri në dukje në një intervistë për BNR ekonomisti Doc. Grigor Sarijski. - Në programin zgjedhor të pushtetarëve të tanishëm dhe të mëparshëm kishte shumë premtime, të cilat për 11 vjet nuk u përmbushën. Ishim dëshmitarë të një fushate jashtëzakonisht të dobët paraelektorale. Programi i GERB-it u parashtrua rreth 3 javë para zgjedhjeve. Përveç kësaj ai duhej të ishte i qartë dhe i dukshëm në dokumentet e tyre strategjike – në buxhetin e këtij viti, për shembull. Pse jepen premtime, të cilat pas kësaj nuk janë të pranishme në dokumentet e partisë që na qeveriste deri tani?”

Megjithëse programi i GERB-it është shkruar mirë dhe tregon një kapacitet administrativ, sipas fjalëve të doc. Sarijskit “përsëri ka “premtime të parealizueshme bujare”, të cilat do të zbatohen vetëm teorikisht. 

Doc. Grigor Sarijski
“Duke folur për ekonomi – ne i shohim parametrat kyçe në programin e tyre – rritja e Produktit të Brendshëm Bruto nga 60 mlrd. euro (sa ishte në vitin 2020) deri në 100 mlrd euro. Kishte rritje të pagës minimale dhe të asaj të mesme edhe gjatë mandatit të mëparshëm, por kjo që mund të blini me këto para nuk është më e ndryshme. Në fund të mandatit të tretë të pushtetarëve përqindja e njerëzve që nuk mund t’i paguajnë llogaritë e tyre është e njëjta si në fillim të mandatit të tyre gjatë vitit 2009. Po, shifrat janë arritur, por kjo nuk ndikon mbi mirëqenien e bullgarëve.”

Sa i përket programit të partisë së dytë në zgjedhje “Ka një popull të tillë” theksat e tij janë “qeverisja adekuate”, “zhvillimi i qëndrueshëm”, “reforma gjithëpërfshirëse strukturore”, zhvillimi i “ndërmarrjeve fillestare me potencial inovativ”, “digjitalizimi” etj. 

Në platformën paraelektorale të së majtës, e cila është forca e tretë politike sipas votave të qytetarëve bullgarë, bëjnë përshtypje tatimi më i drejtë (ulja e tatimit të prindërve që punojnë dhe tatimi progresiv sipas të ardhurave), rillogaritja e pensioneve, mungesa e taksave për kopshtet e fëmijëve, librat mësimore falas dhe forcimi i investimeve shtetërore në sektorët kryesorë të ekonomisë. Partitë e tjera gjithashtu i trajtojnë problemet në arsim, shëndetësi dhe shërbimet sociale. Megjithatë, sipas fjalëve të doc. Sarijskit, në qëllimet e vëna mungojnë shifrat konkrete:

Çështja nuk është vetëm ta marrësh pushtetin, por edhe të mund ta ushtrosh. Gjatë këtyre 11 viteve të qeverisjes GERB arriti të krijojë një makinë shumë të mirë, në të cilën çdo i porsaardhur ka probleme të mëdha me drejtimin e saj, kështu qe ajo të punojë për qëllimet dhe interesat e tij. 

“Ka një popull të tillë” dhe partitë e tjera në opozitë do të ndeshen me një mur të rezistencës pasive. 

Sipas parashikimeve të Ministrisë së Financave për tremujorin e parë të vitit 2021 shpenzimet publike janë rritur me 2.2 miliardë leva (1.1 miliardë euro). Sipas Grigor Sarijskit, kjo ka të bëjë me rritjen e pensioneve, programet mbështetëse, rritjen e pagave të nëpunësve shtetërorë. Kushdo që merr pushtetin do të duhet të kërkojë një bilanc buxhetor, por në sfondin e rënies së të ardhurave dhe të rritjes së shpenzimeve.

Përpiloi: Darina Grigorova /sipas intervistës së Maria Mira Hristovës, BNR – “Hristo Botev”/
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Paga mesatare bruto në Bullgari arriti 2296 leva (1174 euro)

Në tremujorin e dytë të vitit 2024, paga mesatare mujore bruto në Bullgari u rrit me 4.5% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024 dhe arriti në 2296 leva ose 1174 euro, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Aktivitetet..

botuar më 24-08-12 3.59.MD

Besimi i konsumatorëve dhe gatishmëria për të shpenzuar para po rritet

Besimi i konsumatorëve u rrit në korrik me 5.6 pikë, sipas një sondazhi të Institutit Kombëtar të Statistikave. Sipas vlerësimit të përdoruesve, situata e përgjithshme ekonomike në vend për 12 muajt e fundit është në përmirësim, pritshmëritë për 12..

botuar më 24-08-10 8.59.MD

Me një ligj, Bullgaria kërkoi nga BE të pranohet në Eurozonë më 1 korrik 2025

Pa diskutime dhe debate, parlamenti më në fund miratoi Ligjin për vënien e euros në qarkullim në Bullgari. Ligji u mbështet nga 167 deputetë nga GERB, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) dhe "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike"..

botuar më 24-08-08 9.52.PD