Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti: Zgjedhjet duhej të zhvilloheshin vitin e kaluar, pres një parlament të qëndrueshëm

| rinovuar më 21-04-04 2.56.MD
Foto: BGNES

“Bullgarët po marrin fatin e tyre në duart e tyre dhe këto zgjedhje do të jenë hapi i parë drejt normalitetit, drejt kthimit të ligjeve dhe rregullave, drejt çlirimit të potencialit të madh që ka populli”, tha Presidenti Rumen Radev pasi ushtroi të drejtën e tij për të votuar. Ai u bëri thirrje të gjithë bullgarëve të rritur të votojnë në mënyrë që historia të mos na dërgojë në një provimi korrigjues të demokracisë.

Sipas kreut të shtetit, votimi duhej të ishte vitin e kaluar. Rumen Radev pret një parlament të qëndrueshëm, si dhe një qeveri të fortë dhe të suksesshme.

Nënpresidentja Iliana Jotova duke ushtruar të drejtën për të votuar tha: “Votova për kthimin e shtetësisë. Për një vend i cili të drejtohet nga njerëz të zgjuar, të aftë dhe të shkolluar që dinë se ku po shkon Bullgaria. Për një vend që kujdeset për çdo qytetar bullgar, dhe jo për një vend ku përfiton vetëm  një grusht njerëzish që u pasuruan dhe nuk u turpëruan të përdorin këtë krizë të rëndë për momentin për të grumbulluar dividentë. Votova për një vend me ​​rregulla në të cilin të gjithë e kanë vendin e tyre të denjë, të rinjtë kanë shans të zhvillohen dhe të mos largohen nga vendi. Votova për një vend që mendon për bashkatdhetarët e tij jashtë jo vetëm në zgjedhje, por gjithashtu bën politika për ta dhe së bashku me ta”, tha Jotova.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë natës një front i shpejtë atmosferik i ftohtë do të kalojë nga perëndimi në lindje. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme..

botuar më 24-11-22 7.35.MD

Kryeministri Gllavçev për anëtarësimin e Bullgarisë në Shengen: Gjërat po shkojnë sipas planit

Rumania dhe Bullgaria kanë një shans për t'u bashkuar me zonën Shengen dhe me rrugë tokësore nga janari 2025. Kështu deklaroi ministri i brendshëm hungarez Sándor Pintér pas një takimi jozyrtar në Budapest të ministrave të brendshëm të Hungarisë,..

botuar më 24-11-22 5.22.MD

Një qytet Krishtlindjesh hapet në Sofje

Sofia Christmas Fest do të hapet sonte në parkun përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në zemër të Sofjes. Edicioni i tretë i festivalit fillon në orën 18:30. me një program të pasur dhe atraksione. Kënaqësi të ndryshme të kuzhinës, pije të nxehta..

botuar më 24-11-22 4.41.MD