Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kontrollojnë për votim të paligjshëm

Foto: BGNES - arkiv

Sipas ligjit, Drejtoria e Përgjithshme e Regjistrimit Civil dhe e Shërbimeve Administrative pranë Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe të Punëve Publike do të kontrollojë që të gjithë të cilët kanë votuar në vend dhe jashtë shtetit, që të verifikojë nëse ka njerëz, të cilët figurojnë në më shumë se një listë, të cilët kanë votuar në dy vende, si dhe nëse kanë 18 vjeç të mbushura dhe nëse janë shtetas bullgarë. Do të kontrollohen nënshkrimet dhe do të saktësohen personat, të cilët janë të regjistruar në listën zgjedhore në bazë të adresës së tanishme, por kanë votuar në bazë të adresës së përhershme.   
Për këtë qëllim jo më vonë se 8 prill komisioni qendror si dhe komisionet rajonale zgjedhore duhet t’i dorëzojnë Regjistrimit Civil dhe Shërbimeve Administrative pranë Ministrisë së Zhvillimit Rajonal listat e votuesve, deklaratat, certifikatat, si dhe listat për një regjistrim shtesë nga votimi në vend dhe jashtë vendit. 



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Greqia shton numrin e policëve në PKK "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për kalim më të shpejtë

Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të dokumenteve të njerëzve dhe makinave që kalojnë, njoftoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Më..

botuar më 24-11-22 8.05.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë natës një front i shpejtë atmosferik i ftohtë do të kalojë nga perëndimi në lindje. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme..

botuar më 24-11-22 7.35.MD

Kryeministri Gllavçev për anëtarësimin e Bullgarisë në Shengen: Gjërat po shkojnë sipas planit

Rumania dhe Bullgaria kanë një shans për t'u bashkuar me zonën Shengen dhe me rrugë tokësore nga janari 2025. Kështu deklaroi ministri i brendshëm hungarez Sándor Pintér pas një takimi jozyrtar në Budapest të ministrave të brendshëm të Hungarisë,..

botuar më 24-11-22 5.22.MD