Shtatë parti do të hyjnë në Parlamentin e ri nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, tregon një sondazh i Gallup International i porositur nga Radioja Kombëtare Bullgare /BNR/.
28.2% do të votonin për GERB dhe SDS (Bashkimi i Forcave Demokratike), dhe 20.8% për BSP (Partia Socialiste Bullgare). Këto janë dy formacionet kryesore politike.
Me mbështetje pothuajse të barabartë janë "Ka një popull të tillë", për të cilin pritet të votojnë 12.9% prej votuesve dhe DPS (Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë – partia e turqve etnikë dhe e myslimanëve të tjerë në Bullgari) - 12.7% e votave të mundshme. Sociologët raportojnë se në këtë fazë është praktikisht e pamundur të përcaktohet se cila nga të dyja palët do të përfundojë në vendin e tretë - gjithçka varet nga mobilizimi i elektoratit të dy partive.
"Bullgaria Demokratike" me 6.1%, formacioni "Ngrihu! Kriminelët jashtë!” me 5.2% dhe VMRO me 4.4% janë shumë afër njëri-tjetrit dhe jo shumë larg kufirit të mundshëm për të hyrë në Parlament. Perspektivat e këtyre formacioneve varen tërësisht nga ditët e fundit dhe madje orët e fundit, si dhe nga madhësia e pengesës dhe shkalla e "qëndrueshmërisë" së elektoratit.
Sipas analistëve të qëndrimeve paraelektorale, ditët dhe orët e fundit mund të ndryshojnë shpërndarjen e energjisë. Për shembull, koalicioni “Volja-NFSB”, i cili aktualisht merr mbështetjen e 3% të votuesve, do të shpresojë tek një votë e parashikueshme dhe tejkalimi i barrierës.
Me 1.6% është “Vëzrazhdane” /”Rilindja”/, 1.4% - ABV, 1.3% kanë “Republikanët për Bullgarinë”, 0.6% fiton “Ataka”, etj. 1.8 për qind e qytetarëve bullgarë ndoshta do të votojnë për parti të tjera.
Për sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhje, sondazhi tregon një gamë mjaft të gjerë të gjasave - midis 2.6 dhe 2.9 milion njerëz do të shkojnë për të votuar.
Sidoqoftë, këto parashikime janë të vështira dhe surprizat nuk përjashtohen. Një pjesë minimale e votuesve pritet të shënojnë opsionin "Unë nuk mbështes askë".
Çështja e madhe është se çfarë do të kërkojë populli bullgar nga pushtetarët e ardhshëm - parashikueshmëri ose ndryshim, formimi i një qeverie të qëndrueshme, ose e një qeverie teknike deri në zhvillimin e zgjedhjeve të reja të parakohshme, komentoi në një intervistë për BNR drejtori ekzekutiv i Gallup Përvan Simeonov. Ai parashikon se fushata paszgjedhore do të jetë më interesante sesa ajo parazgjedhore, e cila mbaron sot.
Sondazhi i kryer për BNR në periudhën 24-31 mars është midis 1,013 bullgarëve të rritur dhe tregon strukturën e qëndrimeve elektorale.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..
Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..
Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën..