Borxhi i qeverisë u rrit me 2.72 miliardë euro ose 22.5% për një vit. Borxhi i nënsektorit të “Qeverisë Qendrore” në fund të shkurtit 2021 arriti në 14.8 miliardë euro, njoftoi Ministria e Financave.
Në fund të shkurtit 2020, borxhi arriti në 12.1 miliardë euro. Borxhi tani përbën 23.2% të PBB-së së vendit, kurse një vit më parë ai ishte 18.6%.
Rritja e borxhit është për shkak të obligacioneve të emetuara në shtator të vitit të kaluar në tregjet ndërkombëtare që arrijnë në 2.5 miliardë euro. Në fund të shkurtit 2021, borxhi i jashtëm i qeverisë arriti në 11.76 miliardë euro dhe detyrimet e brendshme arritën në 3 miliardë euro.
Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..