Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në fushatën paraelektorale mungojnë tema të rëndësishme

Foto: arkiv

Analistët e përshkruajnë fushatën paraelektorale në Bullgari si të ngadaltë dhe të mërzitshme. "Fushata po zhvillohet sikurse nuk ka pasur asnjë protestë, sikurse nuk ka probleme në vend," tha politologu Ivo Inxhov në një intervistë për BNR. Sipas tij, njerëzit marrin informacion përmes spoteve në radio, televizion dhe në internet, dhe pyetja e rëndësishme është "çfarë theksash vendosen".

Tema e personave me aftësi të kufizuara është harruar në vizionet dhe programet politike, paralajmëruan 21 Organizata Përfaqësuese Kombëtare të dhe për personat me aftësi të kufizuara. Ato përfaqësojnë më shumë se 180 000 qytetarë me nevoja të veçanta. Në një deklaratë zyrtare për partitë pjesëmarrëse në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ato kërkojnë që dialogu për problemet e personave me aftësi të kufizuara të vazhdojë pas zgjedhjeve parlamentare. "Gjatë fushatës zgjedhore ne konstatuam me shqetësim se tema e jetës dhe e problemeve të personave me aftësi të kufizuara mungon," vë në dukje Veska Sëbeva, nënkryetare e Organizatave Përfaqësuese Kombëtare të dhe për personat me aftësi të kufizuara.

Fakti se tema të caktuara shmangen kategorikisht nga një numër i madh partish, kandidatë për pushtet, konfirmohet nga një analizë e organizatës civile “Shoqëria Bullgare për Demokraci Liberale”. Pozicioni i shumicës së partive në lidhje me të drejtat e njeriut është formuluar problematikisht në platformat e tyre parazgjedhore, tha në një intervistë për BNR Bozhidar Ivanov, një studiues, sociolog dhe aktivist civil nga shoqëria. Bullgari jeton në Gjermani dhe u ka bërë pasqyrë mesazheve zgjedhore të forcave të ndryshme politike në prag të zgjedhjeve parlamentare më 4 prill.

“Për objektivitetin e analizës është mirë të saktësohet se ka tema që janë të pranishme pothuajse kudo, siç është ajo për sistemin gjyqësor. Por disa tema të tjera shmangen kategorikisht nga një numër i madh partish, duke përfshirë edhe ato që janë përfaqësuar në parlament deri më tani. Këto janë tema të tilla si përballimi i paragjykimeve etnike, përfshirja e grupeve të ndryshme të njerëzve në shoqëri dhe tejkalimi i pabarazive të mëdha në Bullgari, të cilat ekzistojnë që prej shumë vitesh dhe nuk janë lidhur vetëm me nivelin e të ardhurave ".

Çfarë është shkaku për tema tabu në platformat e partive?

“Këto tema shmangen nga shumica e partive ndoshta që të mos grumbullojnë negativa ose për ndonjë arsye tjetër. Por në fakt, për tema të lidhura me ksenofobinë, intolerancën fetare, kushtet për njerëzit me aftësi të kufizuara, ka vetëm një pozicion ekstrem (nga ana e një partie patriotike), ndërsa partitë e tjera në përgjithësi heshtin për këto çështje. Për një qytetar të zakonshëm, i cili duhet të votojë në zgjedhjet e ardhshme, rezulton se ky pozicion ekstrem është i vetmi i mundshëm, por në fakt nuk është kështu."

A mund të orientohen lehtë qytetarët, a janë të dukshme dallimet apo partitë ofrojnë gjëra të njëjta, duke u përpjekur të arrijnë zemrën e një votuesi abstrakt, të unifikuar?

"Përkundrazi, ata nuk po përpiqen të arrijnë një votues të unifikuar. Unë do të thosha se pikërisht kjo paqartësi e pozicioneve për çështje të caktuara polarizon njerëzit dhe e ndan edhe më shumë shoqërinë bullgare.”

Përpiloi: Elena Karkallanova /në bazë të intervistës së Irina Nedevës, BNR – Horizont/

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD