Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

5 fakte të cilat ripohojnë se Bullgaria është një nga kulturat më të vjetra në Evropë

Maska e mbretit trak Teres vitet 440-480 para Krishtit
Foto: Veneta Nikollova

Pak shtete në Evropë mund të mburren me një histori kaq të pasur. Përsa i përket trashëgimisë së saj kulturore, Bullgaria zë një nga pozitat kryesore në kontinent duke renditur menjëherë pas Italisë, Greqisë dhe Turqisë, me më se 40 000 monumentet e veta kulturore, 7 prej të cilave janë në Listën e UNESKO-së.
Sidoqoftë përveç statistikës së thatë ka edhe fakte të tjera të padiskutueshme të cilët vërtetojnë, se territori i vendit tonë ruan gjurmët e disa prej kulturave më të lashta të kontinentit. Ju sjellim 5 prej tyre:

3000 vjet para ndërtimit të piramidës së parë në Egjiptin e Lashtë, pranë qytetit të sotëm Provadija ngrihej një kështjellë madhështore gurore
Gjurmët e Homo sapiens-it më të vjetër në Evropë

Gjatë pranverës së vitit 2020 përderisa hulumtonte shpellën Baço Kiro pranë qytetit Drjanovo (Bullgari Qendrore Veriore) ekipi ndërkombëtar bëri një zbulim sensacional – eshtra kafshësh, vegla pune prej guri dhe kocka, zbukurime dhe mbetje skeletore në moshë midis 45 000 dhe 47 000 vjetësh. Këto janë mbetjet më të hershme të Homo sapiens-it të zbuluara në territorin e Evropës. Gjetjet dëshmojnë se në këtë periudhë “njerëzit e arsyeshëm” u vendosën në këtë pjesë të kontinentit dhe bashkëjetuan me neandertalët. Deri para pak kohe gjurmët e Homo sapiens-it në shpellën rumune Pestera Muierii nga 41 000 vjet më parë konsideroheshin më të vjetrat në kontinent. 

Floriri më i vjetër i përpunuar në Evropë dhe në botë

Në afërsi të qytetit bregdetar Varna në vitin 1972 arkeologët gërmuan një nekropol antik në të cilin zbuluan arin më të vjetër në botë të përpunuar teknologjikisht. Më se 3000 numëroheshin sendet e zbuluara të florinjta me peshë të përbashkët më se 6 kilogram. Artefaktet e punuara në mënyrë të imët dhe me mjeshtri datojnë nga fundi i shekullit V dhe fillimi i shekullit IV  para Krishtit dhe i përkasin të ashtuquajturës Kultura Kalkolite në rajon, pjesë prej së cilës është edhe Kriporja pranë qytetit Provadija e cila konsiderohet më të vjetrën në kontinent. 

Qyteti më i vjetër në Evropë

Plovdivi është një qytet me histori me mbi 8000 vjet madje e kaluara e tij mund të gjurmohet që nga parahistoria e deri në ditët e sotme. Sipas studiuesve ky është qyteti më i lashtë në kontinent, në të cilin jeta kurrë nuk ka së ndaluari. Ai ishte i populluar që para trakëve dhe romakëve. Sipas disa klasifikimeve botërore, përveç se është qyteti më i lashtë në Evropë ku jeta nuk është ndalur kurrë, Plovdivi është qyteti i pestë i këtij lloji i paraprirë nga Jerihoni, Bilbos, Damask, qyteti iranian Suza. 

Dolmeni në rajonin Korubata, në malin Stranxha nga shekujt 8-7 para Krishtit
Shteti më i vjetër në Evropë

Bullgaria është shteti më i vjetër në Evropë dhe i vetmi i cili nuk e ka ndryshuar emrin e vet që nga themelimi. Në shekullin e VII protobullgarët në krye me khanin Asparuh kaluan në jug të lumit Danub dhe në vitin 681 themeluan aty shtet të vet. Shteti i Parë Bullgarë arriti lulëzimin e tij në fillim të shekullit X dhe ushtroi një ndikim të madh mbi popujt evropianë nëpërmjet shkollave të veta unike letrare dhe letërsisë. 

Kisha më e vjetër e pavarur ortodokse lindore në Evropë 

Kisha Ortodokse Bullgare është autoqefale (e pavarur) që nga viti 879. Rangu i saj i njohur patriarkal në vitin 927 e bën atë kishën e parë ortodokse lindore në Evropë me histori njëmijë vjeçare. Ajo paraprinë autoqefalin e Kishës Ortodokse Ruse (1589) me 662 vjet, dhe asaj Serbe (1219) - me 292 vjet.

Afresk nga kisha në fshatin Berende nga shekulli 13


Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Veneta Nikollova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një nip i perandorit Oktavian Avgust është rikrijuar ndoshta në statujën e parë nga Heraklea Sintika

Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij, njoftoi udhëheqësi i gërmimeve, Prof. Ljudmill Vagalinski. “Nuk ka dyshim se statuja është nga..

botuar më 24-11-26 10.59.PD

Zbulimet e fundit arkeologjike në Kështjellën Urviç ringjallin legjendat për mbretin Jasen

Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës së Djallit ndodhet kodra Srednobërdie. Aty lumi Vedena derdhet në lumin Iskër dhe malet Lozen dhe..

botuar më 24-11-24 10.35.PD

Familja e krishterë forcon marrëdhënien me Zotin

Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë rreth shekullit të VIII-të, në kohën e Patriarkut Tarasij. Vetëm gjashtë shekuj më vonë, festa filloi..

botuar më 24-11-21 7.35.PD